Premierë: Millçin kthehet me “Shkëlqimi dhe rënia e kabaresë”

Në skenën me ekip prej 23 aktorëve, sonte në ora 21 në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë do të mbahet premiera e dramës “Shkëlqimi dhe rënia e kabaresë” regjisor i së cilës është Vladimir Milçin.

Projekti i tij teatror është i punuar sipas librit “Papagalli i gjelbër” i shkrimtarit austriak Artur Shnicler, “Tubimi protestues” dhe “Lufta” të Ludvik Toma. Do të ketë nëntë këngë – tetë prej tyre nga autorë gjerman dhe francez, të cilat aktorët do t’i këndojnë aty në skenë, ndërsa kënga e fundit është e aktorit rus, Danil Harms, e cila do të këndohet në kor.

Regjisori Millçin, në konferencën për shtyp tha se kabareja është art i lirë, ndërsa është paguar shtrenjtë, kabaristët kanë qenë të censuruar, të shtypur dhe të përzënë, të vrarë apo të deportuar, vetëm pse nuk e kanë fshehur atë që e kanë menduar dhe në mënyrë artistike e kanë shprehur revoltin e tyre kundër realitetit. Shfaqja është art i dedikuar, siç tha, i mijëra kabaristëve galaktikë të cilët kanë kënduar dhe luajtur në skena të ndryshme dhe podrume, nga Parisi deri në Berlin.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button