EVN: Nëse dikush dëshiron fatura shqip duhet ti kërkojë vetë

Pas reagimit të shoqatës së elektricistëve “Drita” duke kërkuar që faturat e EVN-së të jenë edhe në gjuhën shqipe, kjo e fundit thotë se sipas kushtetutës kompania nuk detyrohet ti ketë fatura në shqip. 

“Në Kushtetutën e R. M. në ligjin për përdorimin e gjuhëve, në ligjin e Qytetit të Shkupit, në ligjin e Qeverisjes Lokale, në aktet nënligjore dhe në Marrëveshjen Kornizë, obligimi që komunikimi të jetë edhe në gjuhën shqipe kanë vetëm organet shtetërore dhe institucionet POR jo edhe shoqëritë afariste siç është EVN” thotë zëdhënësja Vlera Gjakova.

Ajo thekson se EVN është e para dhe e vetmja kompani në Maqedoni që faturat e energjisë elektrike i mundëson në gjuhën shqipe por nëse atë e kërkojnë konsumatorët.

“EVN nuk ka obligim që të lëshojë faturë edhe në gjuhën shqipe, por përsëri e bëjmë këtë sepse kemi kujdes ndaj komunikimit më të mirë me shfrytëzuesit. Procedura për faturën në gjuhën shqipe është shumë e lehtë dhe e shpejtë” thotë Gjakova.

Çmimi i shërbimeve të EVN Maqedonisë janë plotësisht në përputhje me tarifat e miratura nga Komisioni Shtetëror rregullator për energji, thekson ajo.

“Dallimet në çmimet për kyçje të re janë gjithashtu ashpër të vërtetuara me parrallogari të detajuara dhe transparetne, ku zbatohen vetëm në qoftë se në rast nuk ka plan urbanistik për disa vendbanime të caktueshme. Kur nuk ka PUD nuk ka as infrastrukturë energjetike për ndërtim me leje të objekteve energjetike. Për këtë, kyçja bëhet nga objektet energjetike. Logjikisht, përdorimi i shfrytëzueshmërisë më të madhe do të thotë çmim më i madh për kyçje të re” përfundon Gjakova.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button