Pas Gërçecit edhe një pjesë e Sarajit ka mbetur pa rrymë – EVN në terren me shoqërim policor

Manipulimet e paligjshme në rrjet nga persona të panjohur nga fshati Gërçec kanë shkaktuar avari në sistemin e shpërndarjes, për shkak të së cilës sot pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur shfrytëzuesit në një pjesë të territorit të Sarajit, informuan sot nga EVN, transmeton Portalb.mk.

“Pas defektit serioz që ndodhi mëngjesin e së enjtes si pasojë e shfrytëzimit të paligjshëm dhe të pakontrolluar të energjisë elektrike nga banorët e Gërçec-it, fshati ka pasur ndërprerje të plotë të furnizimit me energji elektrike”, thonë nga EVN.

Dje, në orët e vona, disa nga banorët vendas kanë rikthyer furnizimin duke hyrë me forcë dhe ilegalisht në objektet energjetike në pronësi të Elektrodistribucia, duke shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë sistemin e shpërndarjes në rajon.

Nga EVN thonë se janë në terren të shoqëruar nga policia dhe po mundohen që të rikthejnë energjinë tek sa më shumë shfrytëzues.

Banorët e Gërçecit dje kanë protestuar para filialit të EVN-së në Gjorçe Petrov dhe kërkojnë që të marrin rrymën, pra të mos ketë më ndërprerje, që sipas tyre ndodh shpesh. Ata akuzuan se në muajin e Ramazanit, muaj i shenjtë për myslimanët, EVN i ka lënë pa rrymë dhe se në këtë mënyrë dënojnë edhe ata që paguajnë edhe ata që nuk paguajnë rrymën.

Edhe EVN dje deklaroi se ka pasur një defekt për shkak të të cilit është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe se është pasojë e përdorimit të vazhdueshëm të paautorizuar dhe të pakontrolluar të energjisë elektrike nga banorët vendas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button