RMV, janë dhënë mbi 400 licenca për fotovoltaikë, prej tyre me energji elektrike mund të furnizohen 10 qytete në vend

Nga prilli 2022 e deri më sot janë dhënë mbi 400 licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga fotovoltaikët. Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator për Energjetikë, vitin e kaluar janë lëshuar licenca për gjithsej 267 termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme me kapacitet të instaluar total prej 152.2 megavat. Këtë vit janë dhënë licenca për 170 centrale për burime të rinovueshme me kapacitet 57 megavat, transmeton Portalb.mk.

“Deri më tani kemi dhënë licenca për 437 centrale për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Mbizotërojnë fotovoltaikët, gjegjësisht për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, por mes tyre ka edhe për erën, ujin dhe biogazin. Me këtë kapacitet të instaluar nga viti 2022 dhe 2023, 10 qytete në mbarë vendin mund të furnizohen me energji elektrike”, thotë Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetilkë.

Kriza ekonomike dhe energjetike që çoi në faturat e larta të energjisë elektrike, por edhe çmimet e larta në bursë, bëri që kompanitë të instalonin panele fotovoltaike, madje disa panë një mundësi për tregti. Megjithatë, sot çmimet në bursë për shkak të eldorados së fotovoltaikëve janë shumë të ulëta, ndaj kompanitë kanë dëshirë vetëm të prodhojnë për vete, për biznes, gjegjësisht shitjen e energjisë elektrike.

Bumi i fotovoltaikëve reduktoi gjithashtu varësinë energjetike të vendit. Deri më tani shteti prokuronte rreth 30% të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, ndërsa sot përqindja është ulur ndjeshëm dhe ne importojmë vetëm rreth 11%.

“Shpirti ynë luftarak është në kondicion të plotë kur jemi në krizë. Disa e quajnë sipërmarrje, unë them se është mentalitet. Çmimet e larta në bursë disave u dhanë kokë-dhimbje, të tjerë panë mundësi për biznes, por të dy u futën në ofensivë investimi. Për një vit e gjysmë, 105 milionë euro janë investimet në burimet e rinovueshme. Kompanitë që kanë instaluar fotovoltaikë sot praktikisht nuk kanë fatura të energjisë elektrike. Dielli e sjell padyshim shtetësinë tonë si simbol, në flamur, në himn. Sot na solli edhe pavarësinë energjetike”, thotë Bislimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button