RMV, numri mesatar i vizitorëve për një shfaqje në teatër, filarmoni dhe ansambël është 152

Në periudhën 2021/22 në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të shfaqjeve dhe vizitorëve krahasuar me vitin paraprak, ndërsa numri mesatar i vizitorëve për një shfaqje është 152, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë periudhës 2021/2022, numri i përgjithshëm i shfaqjeve nëpër teatrot profesionale është rritur për 168.8%, gjithashtu edhe numri i vizitorëve është rritur krahasuar me periudhën 2020/2021”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që numri i shfaqjeve në teatër është rritur për 185.4 %, ndërsa në teatrot amatore 200 %, ndërkohë është rritur edhe numri i vizitorëve. Te filarmonia është shënuar rritje nga 14 429 vizitorë në 26 278 vizitorë, ndërsa në Ansamblin profesion për këngë dhe valle popullore, numri i vizitorëve është rritur nga 8 150 në 24 190 vizitorë.

Në periudhën 2021/22 janë regjistruar gjithsej 125 922 vizitorë në teatrot profesionale, ndërsa në periudhën 2020/21 janë regjistruar 23 568 vizitorë, ndërsa numri i të punësuarve është rritur prej 1 317 në 1357 të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button