Kërçovë, ulet për 4% numri i foshnjave

Nga reparti akusherik i spitalit të Kërçovës njoftojnë që numri i foshnjave të lindura për këtë vit, ka shënuar një ulje në krahasim me vitin e kaluar.

Deri më sot në këtë spital janë regjistruar 177 foshnjë të lindura. Ky numër është për 4% më i vogël se periudhën janar-qershor të vitit të kaluar. Gjithashtu shërbimi kujdestar i repartit akusherik njoftoi që dy foshnjë të tjera pritet që të lindin brenda ditës së sotme.

Zvogëlimi i numrit të foshnjave të lindura mund të jetë edhe si pasojë që gjithmonë e më shumë prindërit zgjedhin spitalet private si vend ku do të lindin foshnjat e tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button