Dëshmitarët në rastin ‘Monstra’ nuk i njohën të akuzuarit

Një bujk që ka mbjellë bostan në arrën e të akuzuarit Fejzi Aziri, 100 metrta larg nga liqeni i Smilkovcës, sot ka dëshmuar për rastin “Monstër”, si dëshmitarë i të akuzuarve.

Ditën kritike nga vendi është larguar rreth orës 19 e 30 minuta. Pohonte se nuk ka dëgjuar krisma e as që e ka parë Azirin dhe ndonjë tjetër prej të akuzuarve.

Dëshmoi edhe berberi i të akuzuarit Agim Ismailoviq i cili tha se i akuzuari asnjëherë nuk ka pasur mjekër të gjatë, për nga dallim me disa pretendime të mëparshme.

Familjarët e të vrarëve dhe të akuzuarve, edhe sot ndoqën gjykimin, por qëndronin në rreshta të ndryshme të gjykatës.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi, që nuk janë prezent për në gjykatë por janë të dyshuar, përgatiten për gjykim në Prishtinë.

Në më shumë se 4 muaj pasi që janë të arrestuar, më 10 korrik do të fillojë gjykimi i tyre për mbajtje të paligjshme të armës. Pas përfundimit të procesit gjyqësor atje, autoritetet kosovare do të japin përgjigje të kërkesave të Maqedonisë për ekstradim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button