Zoran Zaev uron Ramën

Kreu i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, ka uruar me rastin e fitores në zgjedhjet e 23 qershorit, kreun e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama. 

Në telegram urimin e tij, Zaev shkruan se fitorja e koalicionit të majtë me në krye PS-në, është fitore e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, dhe se paraqet “sinjal të fortë për vullnetin e popullit për ndryshime në shoqërinë shqiptare”. 

“Fitorja juaj është fitore e mbarë familjes socialiste dhe socialdemokrate, veçanërisht në rajonin e Ballkanit. Si kryetar i LSDM-së, besoj se bashkëpunimi ndërmjet dy partive tona do të intensifikohet edhe më, dhe se do të përforcohen raportet mes dy vendeve tona. Unë besoj se ju do të jeni kryeministër i suksesshëm i Shqipërisë, duke drejtuar vendin drejt paqes, prosperitetit, rritjes ekonomike dhe integrimit evropian”, thuhet në telegramin e urimit të LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button