Posta e Maqedonisë,promovon pullat me figurat e historisë shqiptare

Portretet et e dy figurave të rëndësishme të historisë shqiptare do të jenë pjesë e pullave postare të Postës së Maqedonisë. Kështu,sot  janë promovuar pullat postare me  portretet  e Riza Ulqinakut dhe  Rexhep Mitrovicës, ndërsa në promovimin tyre ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, drejtori i Postave të Maqedonisë, Rafiz Haliti dhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku.

Xhaferri ka vlerësuar kontributin e drejtorit të Postës së Maqedonisë, Rafiz Haliti, për afirmimin e figurave të historisë sonë, nëpërmjet shtypjes së pullave postare me personalitete dhe ngjarje të historisë sonë,

Ndërkaq, vetë  Haliti ka premtuar se posta e Maqedonisë  do të vazhdoj të  jap kontributin e saj, aq sa është e mundur , siç tha ai në shënimin e datave të rëndësishme të vendit dhe kulturës tonë.

“Me këso aktesh ne krijojmë dimensionin e vlerësimit të historisë sonë kombëtare dhe natyrisht të ndriçimit të figurave , të cilët për disa periudha kanë qenë të mbuluara nga pluhuri i harresës”,  tha Arben Çejku.

Lajme të ngjashme

Back to top button