Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e sotme

Në seancën e 147-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi informacionin për dhënien e pensionit nga 25 prillit, duke zbatuar akoma orarin e shpërndarjes në bazë të vlerës së pensionit, transmeton Portalb.mk.

“Pensionistët të mund të kenë qasje në pensionin e prillit përmes rrjeteve të bankomatit dhe ato tregtare prej 25 prillit të vitit 2023”, sqaroi Qeveria.

Agron Reçi është zgjedhur Avokat i ri shtetëror në Maqedoninë e Veriut, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë dhe Shpallje Publike.

“Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Procesin e Digjitalizimit, propozuar nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë. Obligohen organet e administratës shtetërore dhe njësit e vetëqeverisjes lokale të jenë të përfshirë në implementimin e Procesit për Digjitalizim”, sqaroi Qeveria.

Njësit e vetëqeverisjes lokale duhet brenda 30 ditëve të dërgojnë në Ministri raportin në lidhje me infrastrukturën IT dhe aplikacionet softuerike që i përdorin.

“Në kuadër të digjitalizimit, do të zbatohet Qendra për shërbimet e integruara ETU, që japin konceptin e sistemit me një koncept, që do të jenë të qasshme në 333 pika në nivel të shtetit, për marrjen e shumë shërbimeve në një lokacion. Këto sportelet ETU do të jenë pjesë e infrastrukturës së Sh.A. Postat e Maqedonisë së Veriut”, sqarojnë nga Qeveria.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e mjeteve për blerjen e sistemit për ndjekjen (monitorimin) e glukozës.

“Bëhet fjalën për sistemin e ndjekjes (monitorimin) e glukozës, bazuar në sensorë, për pacientët me diabet tip 1, për periudhën prill 2023 – prill 2025”, sqaroi Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button