Qendra urgjente në Kërçovë mbeti pa energji elektrike!
Gjatë mbrëmjes pa energji elektrike mbeti edhe Qendra urgjente në Kërçovë. TV21 ka shkuar në vendngjarje dhe konstatoi errësirë në korridoret e qendrës.
Të gjithë pacientët janë udhëzuar në klinika të tjera. Ekipet dolën në terren dhe punuan për mënjanimin e defektit.
Drejtori i Shtëpisë së shëndetit Xhabir Bajrami thotë se problemi do të rregullohet.