U futën në fuqi masat për tejkalimin e ndotjes së ajrit në Shkup, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) njoftoi se për qytetin e Shkupit, Kërçovës, Kavadarit dhe Strumicës hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra, transmeton Portalb.mk.

“Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufi në lidhje me nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmit, afatet për arritjen e vlerave kufi, kufijtë e tolerancës për vlerat kufi, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimin e motit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ju njoftojmë se e njëjta është tejkaluar në pikat matëse në Shkup – Qendër dhe Lisicë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë”, informuan nga MMJPH.

Nga atje thanë se për shkak të problemeve me sistemet e rrjetit në MMJPH dhe instalimit të pajisjeve të reja serverike, të dhënat nga lokacionet matëse: Tetovë dhe Gjevgjeli nuk janë në dispozicion.

Përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit janë si vijon:

  Shkup – Qendër Lisicë Kërçovë Kavadar Strumicë
22.12.2022 160.34 mg/m3 189.94 mg/m3 178.04 mg/m3 155.28 mg/m3 188.51 mg/m3
23.12.2022 248.51 mg/m3 259.01 mg/m3 171.13 mg/m3 154.80 mg/m3 244.12 mg/m3

Nga ana e MMJPH është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtoria për mjedis jetësor, zyra për komunikim me publikun në MMJPH, Instituti për Shëndet Publik dhe komunat përkatëse për episodin e ndotjes alarmante të ajrit.

Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të mbajtur më 28.11.2017, për qytetin e Shkupit, Kërçovës, Kavadarit dhe Strumicës, rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmit hyjnë në fuqi.

Kujtojmë që dje Shkupi u ngjit në vendin e tretë në listën e qyteteve më të ndotura në botë, sipas matjes së cilësisë së ajrit para orës 12. Me indeks të ndotjes së ajrit prej 182, qytetet e vetme më të ndotur se Shkupi mëngjesin e djeshëm ishin Nju Delhi në Indi dhe Lahore në Pakistan.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button