Shkupi u ngjit në vendin e tretë në botë për sa i përket ndotjes së ajrit

Shkupi sot në mëngjes është ngjitur në vendin e tretë në listën e qyteteve më të ndotura në botë, sipas matjes së cilësisë së ajrit para orës 12, raporton 360Gradë, transmeton Portalb.mk.

iqair.com

Me indeks të ndotjes së ajrit prej 182, qytetet e vetme më të ndotur se Shkupi këtë mëngjes janë Nju Delhi në Indi dhe Lahore në Pakistan.

Përveç Shkupit, në dhjetë qytetet më të ndotura në botë këtë mëngjes janë edhe Sarajeva dhe Beogradi. Kryeqyteti i BeH është në vendin e katërt me indeks të ndotjes së ajrit prej 177, ndërsa Beogradi është në vendin e tetë me indeks të ndotjes prej 168.

Sipas një postimi në faqen e internetit iqair.com, në kryeqytetin e vendit janë matur 115.1 mikrogramë për metër kub grimca PM 2.5. Nivelet më të larta të ndotjes u matën në stacionet në Lisiçe, Gazi Babë, Rektorat dhe Qendër.

Megjithatë, sipas IQ Air, qyteti më i ndotur në Maqedoni për momentin është Gostivari me 142.2 mikrogramë për metër kub grimca PM2.5 dhe 158.7 mikrogramë për metër kub grimca PM10

iqair.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button