Pendarovski: Propozim – ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune janë jokushtetuese

Presidenti Stevo Pendarovski tha se, propozim ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune të cilat parashohin zgjatje të javës së punës për punëtorët e angazhuar për projektet me interes nacional dhe strategjik janë jokushtetuese, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për propozim që është pjesë e pakos së ndryshimeve të propozuara të tetë ligjeve të cilat kanë të bëjnë para së gjithash me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, që duhet t’i ndërtojë konzorciumi amerikano – turk “Bechtel dhe Enka”.

Presidenti tha në TV Sitel se, Gjykata Kushtetuese veç më është prononcuar njëherë se, java e punës më e gjatë se 40 orë është jokushtetuese.

“Mua më habit pse është vendosur një dispozitë e tillë, ndoshta nuk do të qëndrojë deru në fund. Megjithatë, e pamë edhe dje dhe për këtë nuk ka konstatim nëse marrëveshja mes Qeverisë dhe “Bechtel dhe Enkës” është nënshkruar me të vërtetë me ato klauzola – nëse nuk mundësohet javë pune 60 orëshe në afat të caktuar, se do të ketë dënime të cilat janë miliona euro.  Më habit sepse Gjykata Kushtetuese ka sjell vendim në një ligj tjetër, me të cilin thotë se, java e punës 60 orëshe apo më e gjatë se 40 orë, me përjashtim mund të punosh vetëm tetë orë plus, është jokushtetuese. Është e papërgjegjshme që atë ta vendosish sërish në ligj, me të vilin e din sigurt se është jokushtetuese, përkatësisht dispozita është jokushtetuese dhe nëse nuk e përmbush të paguash 50 milionë euro”, tha Pendarovski.

Përpos kësaj, Pendarovski i cilëson si kontestuese edhe propozim ndryshimet e ligjit për shprëonësim, sepse ata parashohin se kur të ketë vendim final për shpronësim të ndonjë prone, ajo do të vendoset menjëherë në dispozicion të “Bechtel dhe Enkës” dhe nuk do të pritet të hyjë në fuqi vendimi.

“Ka edhe një dispozitë tjetër që e pash, edhe pse ai është propozim, nuk është version final i ligjeve. Në njërin nga ato tetë propozim ligje ka një situatë, të cilën do ta shohim a do të mbetet deri në fund, ndërsa në të cillën tentohet të anulohet vendimi i shkallës së dytë, që është kategori e garantuar me kushtetutë. Flas për shpronësimin e pronave”, tha Pendarovski.

Ai kërkoi që deputetët, posaçërisht propozuesit, t’i shqyrtojnë mirë dispozitat. Për veto të propozim ligjeve, siç tha, nuk mund të mendojë derisa nuk e sheh versionin final të ndryshimeve që do të votohen në Kuvend.

Kujtojmë që më 8 mars u nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Bechtel-Enka. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër, i cili duhet të shtrihet nga Tetova deri në Qafathanë. Gjithë korridori 8 së bashku me atë 10D në tërësi janë 110 kilometra autostradë, që pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2027, pra për 4 vite e 7 muaj.

Tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D e fitoi grupi i kompanive “IRD Inxhiniering”, “Elektrasollushëns”, Evrokonsallting” dhe “EPTISA”. Tri nga katër firmat pjesëmarrësve kontestohen për të paktën një çështje ose cenohet besueshmëria e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button