Inspektorati i tregut: Askush nuk mund ta kontrollojë rritjen e çmimeve në markete sepse nuk mund të ndikohet në çmimin e prodhimit

Çmimet e larta të produkteve ushqimore në markete, askush në vend nuk mund t’i kontrollojë sepse çmimi i tregut apo i importit formohet në bazë të harxhimeve dhe kërkesës së tregut, thonë nga Inspektoratit Shtetëror i Tregut (IShT). Nga Inspektorati thonë se në bazë të vendimit të Qeverisë për ngrirjen e marzhit të produkteve ushqimore bazë në 5 dhe 10 për qind, bëjnë kontrolle ditore dhe në këtë pjesë nuk janë regjistruar parregullsi, transmeton Portalb.mk.

“Ka një numër të madh të ankesave që marrim nga qytetarët për rritje të mëdha të çmimeve të produkteve ushqimore. Në terren u konstatua se kufizimet për sa i përket marzhit respektohen, por çmimet janë ende të larta sepse askush nuk mund t’i thotë prodhuesit se cili do të jetë çmimi i prodhimit apo çmimi i importit. Prodhuesit i rrisin këto çmime duke pretenduar se kostot e prodhimit të tyre janë rritur. Ne nuk kemi asnjë kompetencë për të kontrolluar apo ndëshkuar këtu”, tha drejtori i Inspeksionit të Tregut, Goran Trajkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e djeshme.

Çmimet e produkteve në markete po rriten çdo ditë e më shumë edhe pse Qeveria vazhdimisht paralajmëron se do të ketë ulje të çmimeve prej 7 deri në 12 për qind, sepse shteti subvencionon çmimin e energjisë elektrike. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pohojnë se tashmë po ndihet ulja e çmimit të produkteve të caktuara si buka, qumështi, kosi.

“Një nga kërkesat më të mëdha të kompanive ishte subvencionimi i energjisë elektrike. Ne si Qeveri e përmbushëm atë kërkesë dhe tani është në dorën e kompanive që të përmbushin atë që kanë premtuar. Nëse do të kemi raste të përfituesve nga kriza, do të kërkojmë nga deputetët, përfshirë edhe opozitën, të takojnë qytetarët, sepse janë paratë e qytetarëve dhe kompanive që paguajnë taksat, të mbështesin Ligjin e ri të solidaritetit, ku do të përmenden edhe ato masa. Mjetet që do të mblidhen nga ajo zgjidhje ligjore do të përdoren në mbështetje të qytetarëve”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve së gazetarëve gjatë vizitës së djeshme në një kompani private në Shkup.

NdrysheMaqedonia e Veriut mbetet shteti me nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, duke shënuar kështu inflacionin më të lartë në mesin e vendeve të rajonit, madje edhe në vendet e Evropës. Ndërkohë, nga të dhënat e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë “FAO” si agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, çmimet e produkteve ushqimore gjatë muajit nëntor të vitit që lam oas shënuan ulje prej 17 për qind krahasuar me marsin e po atij viti.

Si faktorë kyç që kanë nxitur rritjen e inflacionit në vend llogaritet shtrenjtimi i energjisë dhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore.

Në bazë të të dhënave të EUROSTAT-it, inflacion më të lartë ka shënuar Hungaria, Estonia, Lituania dhe Letonia, ku inflacioni sillet nga 21 deri 22 për qind.

Krahasuar me vendet e Ballkanit, inflacioni që ka shënuar Maqedonia e Veriut me 19.5 për qind është shumë i lartë, kundrejt Bosnjë e Hercegovinës me 17 për qind, Malit të Zi dhe Serbisë me rreth 15 për qind, Bullgarisë me 14 për qind, Kroacisë me 13 për qind, Sllovenisë me rreth 11 për qind, Greqisë me 9 për qind dhe Shqipërisë me 8 për qind.

Ndërkohë sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), në dhjetor të vitit 2022, një familje prej katër anëtarësh ka nevojë për 19.226,11 denarë për ushqim dhe pije, 13.093,22 denarë për banim, 3.050,95 denarë për mirëmbajtjen e higjienës dhe 3.668 denarë për transport. Një familje në dhjetor është dashur të ndajë 2.255,15 denarë për veshje dhe këpucë1.067,86 denarë për kulturë dhe 801,29 denarë për mirëmbajtje shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button