Qyteti i Shkupit publikoi shpalljen e dytë për transportues private, në linjat 9, 11 dhe 12, kërkohen 28 autobusë dhe 59 shoferë

Qyteti i Shkupit ka publikuar shpalljen e dytë për përzgjedhjen e transportuesve privatë që do të jenë pjesë e transportit publik në qytet. Pasi u publikua një shpallje më 9 dhjetor vetëm për linjat 20 dhe 22, një javë më vonë u publikua shpallja e dytë për transportuesit në linjat 9, 11 dhe 12, transmeton Portalb.mk.

Për linjën 9 kërkohen 15 autobusë dhe 31 shoferë, për linjën 11 pesë autobusë dhe 10 shofer, ndërsa për linjën 12 nervojiten tetë autobusë dhe 18 shoferë.

Edhe kjo shpallje është identike me atë të një viti më parë, kur Arsovska nënshkroi kontrata për dy vjet me transportuesit “Sloboda prevoz” dhe “Makekspres”.

“Ofertat do të vlerësohen sipas parkut të automjeteve, burimeve njerëzore, logjistikës teknike, përvojës në transportin e udhëtarëve në linjë komunale”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb faqen e Qytetit të Shkupit.

Me dy shpalljet, qyteti ka nevojë për 48 autobusë dhe 103 shoferë. Kryetarja Danela Arsovska, pas zënkave me transportuesit privatë për mospagimin e borxhit prej 1.5 milionë eurosh, pretendon se Shkupi nuk ka mungesë autobusësh dhe se NTP në mënyrë adekuate i plotëson të gjitha linjat që i kanë mbajtur kompanitë private. Me dy shaplljet e publikuara nga Qyteti, faktikisht vërtetohet se ka mungesë autobusësh dhe se transporti publik ka nevojë edhe për transportues privatë.

Arsovska muajin e kaluar i ndërpreu kontratat me dy kompanitë private të transportit “Sloboda prevoz” dhe “Makespres”, pas së cilës ata protestuan dhe bllokuan qytetin. Me ndërprerjen e kontratave, në rrugë nuk ka mjaftueshëm autobusë dhe NTP “Shkup” funksionon me orar të reduktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button