Autobusët më 1 maj do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Për shkak të Ditës ndërkombëtare të punës – 1 Maji, të hënën autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Pikat për shitjen e biletave dhe qendrat për personalizim më 1 maj nuk do të punojnë, informoi NPQ “Shkup”.

Teleferiku më 1 maj do të punojë nga ora 10 deri ora 20, po ashtu edhe të martën.

Nga NQP “Shkup” përkujtojnë se nga maji teleferiku do të punojë dy orë më tepër se sa periudhën e kaluar, respektivisht nga ora 10 deri ora 20, në pajtim me vendimin për kohën e punës për periudhën maj – shtator.

Në periudhën prej orës 19-19:30 është linja e fundit në drejtim prej poshtë drejt Vodnos, ndërsa në ora 19:45 është linja e fundit nga Vodno.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button