Agjencinë për Digjitalizim planifikojmë ta formojmë duke i bashkuar Drejtorinë për Librat Amë dhe sektorin TI të MSHIA-së, tha Aliti
Drejtoria për Menaxhim me Libra Amë e cila tani është nën kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë të bashkohet me sektorin e TI (Teknologji Informatike) të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të dyja të formojnë Agjencinë për Digjitalizim, e cila do të ishte nën kompetencë të MSHIA-së. Ky është plani i MSHIA-së, të cilin sot e zbuloi ministri Admirim Aliti gjatë prezantimit të buxhetit të ministrisë për vitin 2023, i cili kap vlerën e 1.580.029.000 denarësh, raporton Portalb.mk.
“Sa i përket riorganizimit të administratës publike ky është projekt nga BE, ekspertët i paguajnë ata dhe prandaj shpesh themi që është projekt që nuk ka reperkusione financiare në buxhetin e RMV-së. Për të marrë një shembull, pjesë e riorganizimit ne mendojmë ta krijojmë Agjencinë për Digjitalizim. Plani ynë, që e propozojmë si MSHIA është që Drejtorinë e Librave Amë, bashkë me Sektorin e TI-së të MSHIA-së, t’i bëjmë një dhe ata të bëhen një person juridik i ri që do të jetë Agjencia për Digjitalizim”, tha Aliti në lidhje me atë se pse nuk janë caktuar mjete të posa[me për projektin e riorganizimit.
Ajo tha që mund të garantojë se si Ministri dhe Qeveri ta bëjnë riorganizimin.
“Megjithatë, patjetër duhet ta pranoj se ka mendime të ndryshme edhe nga kolegë në Qeveri se si duhet të bëhet. Ne si Ministri nuk themi se i kemi të gjitha zgjidhjet magjike, por jemi bazuar në atë që e kanë thënë ekspertët. Nëse ekspertët duke u bazuar në fakte shkencore, mendojnë se më së miri është që Agjencia për Digjitalizim të bëhet ashtu si[ e përmenda dhe të jetë nën MSHIA, paradigma jonë si MSHIA është që të pajtohemi. Është e rëndësishme që procesi të ecë në mënyrë që t’i optimizojmë institucionet, kurse detajet e vogla nën kë do të jetë Agjencia, është me rëndësi dytësore”, shtoi Aliti.
Në qershor të vitit 2021, ministri i atëhershëm i Shoqërisë Informatike, Jeton Shaqiri, në një intervistë për Portalb.mk tha se janë në përgatitje e sipër të Ligjit për Agjencinë për Digjitalizim, i cili siç shpjegoi ai, do të jetë institucioni qendror në lidhje me çështjet e digjitalizimit në vend.
Në tetor të vitit 2021, ministri Shaqiri, gjatë pjesëmarrjes në Samitin Digjital në Podgoricë tha që MSHIA dhe ai këmbëngulin që deri në fund të vitit 2021 të miratohet ligji që do të krijojë Agjencinë për Digjitalizim.
Por, kaloi viti 2021, po kalon dhe viti 2022 ende flitet për modalitetin e formimit të Agjencisë për Digjitalizim.
Digjitalizimi i shërbimeve, ndonëse i nevojshëm madje dhe i domosdoshëm, në Maqedoninë e Veriut po zvarritet dhe shpesh pengohet nga çështjet burokratike të ligjeve dhe procedurave, derisa zhvillimi teknologjik dhe vendet e zhvilluara po “vrapojnë” me shpejtësi. Derisa institucionet tona merrem me “vërtetime, vula dhe nënshkrime”, shtetet e përparuara ndërtojnë sisteme që qytetarëve t’ua lehtësojnë qasjen deri te shërbimet duke u kursyer kohë, mund dhe para.
Maqedonia e Veriut ka rrugë të gjatë përpara saj për sa i përket transformimit digjital. Ndonëse vendi ka bërë reforma në këtë drejtim, megjithatë ka ende shumë punë për t’u bërë. Kjo është konstatuar në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Raporti thekson mangësitë ku vendi duhet të punojë si dhe pikat ku vendi ka bërë përparim.
Reformat në administratë për Maqedoninë e Veriut, përveç që janë nevojë për qytetarët, ata janë edhe kusht për integrimin e vendit në BE. MSHIA është bartësi i procesit reformues, gjegjësisht ajo ka hartuar Strategji për Reformën e Administratës Publike 2018–2022 e cila i përcakton masat të cilat duhen të ndërmerren në pesë vite për të arritur qëllimet e përgjithshme dhe specifike të përcaktuara në secilën prej fushave prioritare. Në ndërkohë po përgatitet edhe Strategjia për Reformën e Administratës Publike 2022-2030 e cila duhet të miratohet deri në fund të vitit.
Storjet e Portalbit për shërbimet elektronike dhe digjitalizimin mund t’i lexoni më poshtë:
- PJESA I: Hulumtim: Qytetarët enden nëpër sportele, RMV 10 vite mbrapa Evropës në fushën e digjitalizimit
- PJESA II: Portali i RMV-së për shërbime elektronike gjysmë-funksional, qytetarët kanë pajisje por nuk marrin informata
- PJESA III: “Nuk na duhet nënshtetësia, kemi letërnjoftim”, shërbimet elektronike mund t’i heqin nga përdorimi një sërë dokumentesh
- PJESA IV: Aspekt që duhet pasur shumë kujdes: Siguria dhe privatësia e shërbimeve elektronike në RMV
- LEXO: Digjitalizimi në RMV, ka disa hapa që duhet të ndërmarrin qytetarët për të fituar certifikatë elektronike
- LEXO: Nuk do të kërkohen më certifikatat e lindjes jo më të vjetra se 6 muaj, DMLA e shpalli vendimin pas hulumtimit të Portalbit
- LEXO: Është e paligjshme që t’u kërkohet qytetarëve të RMV-së të paguajnë për certifikata të reja jo më të vjetra se gjashtë muaj
- LEXO: Shkup, mungesa e shërbimeve digjitale, prindërit enden sporteleve për t’i regjistruar foshnjat
- LEXO: Regjistrimin e foshnjave në Shkup sërish duhet ta bëjnë prindërit, spitalet nuk e japin më këtë shërbim
- LEXO: RMV, pritje dhe endje: Rruga e dy të rinjve deri në marrjen e certifikatës së kurorëzimit
- LEXO: Shkup, mungesa e shërbimeve digjitale, prindërit enden sporteleve për t’i regjistruar foshnjat
- LEXO: Regjistrimin e foshnjave në Shkup sërish duhet ta bëjnë prindërit, spitalet nuk e japin më këtë shërbim
- LEXO: RMV, pritje dhe endje: Rruga e dy të rinjve deri në marrjen e certifikatës së kurorëzimit
- LEXO: RMV, është rritur përdorimi i disa shërbimeve elektronike, por ende larg nivelit të dëshiruar
- LEXO: Institucionet sipas “qejfit” e përdorin Platformën e Interoperabilitetit, qytetarët enden sporteleve (Infografik)