Strategjia për Reforma në Administratë Publike 2023-2030 nuk do të jetë deklarative sikur më herët, tha Aliti

Ajo çfarë ka qenë më herët në Strategjinë për Reforma në Administratë Publike (2018-2022) dhe çfarë ndryshon prej tash në Strategjikë 2022-2030 është që, atëherë deklarativisht kanë qenë në strategji, por në ligje nuk ka pasur instrumente të cilat e kanë vështirësuar partizimin e institucioneve. Kështu deklaroi për Portalb.mk, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti përpara nisjes së diskutimit publik për draft versionin e Strategjisë së re për Reforma në Administratën Publike 2023-2030, pasi këtë vit skadon strategjia 2018-2022, raporton Portalb.mk.

Strategjia, pritet që të miratohet në Qeveri deri në fund të këtij, viti ndërkaq deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm të marrë edhe dritën e gjelbër nga Komisioni Evropian, ku para këtij muaji është dërguar për shqyrtim. Deri atëherë, strategjia nuk do të jetë publike, përveç se për grupet e përfshira në përpilimin e kësaj strategjie me rëndësi të jashtëzakonshme për reformat në administratë dhe rrjedhimisht në procesin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Fokusi i strategjisë së re është që të bëhet reformë esenciale publike ashtu që ta depolitizojmë, ta bëjmë më profesionale, më transparente dhe në pjesën e punësimeve të kemi merit sistem që nënkupton që gjithmonë të zgjedhën kandidatët më të mirë për punë”, tha Aliti.

I pyetur nga Portalb.mk se çfarë risie do të sjellë kjo strategji, duke e pasur parasysh se edhe strategjia paraprake, por edhe programet e qeverive ndër vite të njëjtat gjëra i premtojnë, ministri tha se me këtë strategji do të jenë më konkret.

“Ajo që kemi dhënë prova gjatë këtij viti si Ministri është që të gjitha zgjidhjet ligjore, kemi vetëm instrumente për të cilat ka pasur edhe rezistencë nga parti politike specifike, kjo nënkupton se në strategjinë e re ne jemi më konkret se çka dëshirojmë të ndryshojmë në mënyrë që ta bëjmë administratën publike më transparente dhe më efektive”, tha Aliti.

Diskutim publik për draft versionin e Strategjisë për Reforma në Administratë 2023-2030
Diskutim publik për draft versionin e Strategjisë për Reforma në Administratë 2023-2030

Dragan Gjuriq nga Shkolla Rajonale për Administratë Publike, i cili ka ndihmuar në përgatitjen e strategjisë, tregoi se ata i kanë ndihmuar edhe vendet tjera të rajonit me ekspertizë përkatëse për hartimin e strategjike dhe tha se edhe në te ardhmen RMV mund të llogarisë në mbështetjen e tyre.

“Kemi nderën që ta mbështesim këtë proces. Këtë aktivitet nuk e kemi bërë vetëm në Maqedoni, në mënyrë të ngjashme kemi ndihmuar edhe në shtete tjera rajonale. Shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor reformën në administratë publike e kanë përkufizuar zhvillimin e qëndrueshëm me vitin 2030, por kemi edhe të tjera që e kanë deri në vitin 2026. Këtë vit ne e kemi marrë grantin e katërt për mbështetjen e shteteve të rajonit, këto janë programet tona, do të marrim dhe grant të ri dhe do ta avancojmë dhe metodologjinë tonë. Kolegët nga Maqedonia e Veriut edhe më tej mund të llogarisin në mbështetjen e Shkollës Rajonale për Reforma në Administratën Publike”, tha Gjuriq.

Çfarë përmban Strategjia për Reforma në Administratë Publike?

Përfaqësuesit e MSHIA-s sot fillimisht e treguan procesin e përgatitjes së strategjisë, gjegjësisht rrugën nëpër të cilën ka kaluar deri te finalizimi i draft-versionit, ndërkaq më pas i treguan edhe disa pjesë të strukturës së strategjisë.

Fillimisht është miratuar informata në Qeveri, ndërkaq më pas MSHIA është obliguar që ta nis procesin e hartimit të strategjisë në mënyrë transparente.

Hapi tjetër ka qenë formimi i grupit të punës, janë përfshirë institucione dhe sektori publik. Është dhënë mbështetje nga SIGMA dhe RESPA. Ndërkaq më pas kanë nisur aktivitetet.

Përmbajtja e Strategjisë është:

  1. Hyrje
  2. Analizë të gjendjeve në sektorin/sektorët
  3. Korniza strategjike
  4. Korniza për ndjekje, vlerësim dhe raportim
  5. Menaxhim me rreziqe
  6. Plan aksional
  7. Plan financiar indikativ
Diskutim publik për draft versionin e Strategjisë për Reforma në Administratë 2023-2030
Diskutim publik për draft versionin e Strategjisë për Reforma në Administratë 2023-2030

Fushat prioritare të strategjisë janë:

  • Krijimi i politikave dhe koordinimi
  • Shërbimi publik dhe menaxhimi me resurse njerëzore
  • Përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë
  • Dhënie të shërbimeve TIK mbështetje të administratës
  • Është definuar vizioni i Strategjisë

“Administratë e depolitizuar, efikase, efektive dhe llogaridhënëse e cila siguron shërbime cilësore dhe lehtë të qasshme për qytetarët dhe komunitetin e biznesit në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Puna e administratës publike bazohet në parime dhe vlera evropiane dhe kontribuon drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike, sundimit të së drejtës, kohezionit social dhe mirëqenies”, thuhet në vizionin e strategjisë.

Qëllimi i përgjithshëm i strategjisë është për “administratë të departizuar, profesionale dhe profesionale”.

  • Sigurimi i depolitizimit real të shërbimit publik, vendose të kufirit të qartë mes nivelit politik të vendimmarrjes dhe administratës publike profesionale, por edhe kufizim të të drejtës së diskrecionit të Qeverisë në emërimin dhe shkarkimin e udhëheqësve të lartë.
  • Profesionalizim i mëtutjeshëm i zyrtarëve administrativ dhe avancim të administratës
  • Vendosje të sistemit të unifikuar, koherent dhe konsistent të pagave në sektorin publik dhe tejkalim të sistemit aktual të pabarazisë së pagave, ekzistim të sistemeve të ndryshme pagesore me dispozita të ndryshme.

Në Strategji mes tjerash parashihet edhe formimi i Akademisë për Zhvillim Profesional të Administratës, sistem për certifikim dhe avancim të sistemit për menaxhim me mësimin dhe promovimin e e-mësimit.

Gjithashtu, parashihet edhe miratimi i kornizës metodologjike për përgatitjen e Ligjit për paga, revizion dhe avancim të Katalogut të vendeve të punës në sektorin publik dhe miratim të Ligjit për Paga në Sektorin Publik.

Reformat në administratë për Maqedoninë e Veriut, përveç që janë nevojë për qytetarët, ata janë edhe kusht për integrimin e vendit në BEMinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) është bartësi i procesit reformues, gjegjësisht ajo harton në vazhdimësi strategji e cila i përcakton masat të cilat duhen të ndërmerren për të arritur qëllimet e përgjithshme dhe specifike të përcaktuara në secilën prej fushave prioritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button