RMV, numri i të punësuarve në sektorin publik është ulur për 2.714 persona

Numri i të punësuarve në sektorin publik është 129.374 persona në 1.354 institucione, informoi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, i cili e ka prezantuar raportin për të punësuarit në sektorin publik gjatë vitit 2022, njofton Portalb.mk.

Sipas raportit, në vend, për dallim prej vitit të kaluar, ka rritje të institucioneve për tetë, ndërkaq numri i të punësuarve në sektorin publik është zvogëluar për 2.714.

Numri i të punësuarve, foto skrin shot nga konferenca për shtyp/Qeveria e RMV-së
Numri i të punësuarve, foto skrin shot nga konferenca për shtyp/Qeveria e RMV-së

Raporti i përfshinë të punësuarit në administratën shtetërore, komuna, institucione publike, ndërmarrje publike e kështu me radhë.

Më së shumti të punësuar, siç informoi Aliu, ka në sektorin e arsimit, pastaj vijon sektori i shëndetësisë, administrata dhe të punësuarit komunal.

Numri i të punësuarve, foto skrin shot nga konferenca për shtyp/Qeveria e RMV-së
Numri i të punësuarve, foto skrin shot nga konferenca për shtyp/Qeveria e RMV-së

Në organet e administratës shtetërore punojnë 14.531 persona, ndërkaq 13% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik. Numri i të punësuarve në administratën shtetërore është zvogëluar për 771 persona, ndërkaq në ministri punojnë 302 persona më pak se sa në vitin 2021.

56% e të punësuarit në sektorin publik janë gra, ndërkaq mosha mesatare e të punësuarve është 46 vjet.

Aliu informoi se edhe në vitin 2022 është shënuar ulje e numrit të doktorëve të shkencave dhe magjistrave në vend, ndërkaq mbi 55% e të punësuarve kanë të mbaruar shkollim të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button