Reformat në Administratë, këto janë problemet që duhet t’i zgjidh Maqedonia për t’i filluar bisedimet me BE-në

Departizimi i administratës, efikasiteti i saj, numri i madh i të punësuarve, numri i madh i institucioneve, punësimi sipas meritokracisë, shërbimet e shpejta, efikase dhe cilësore, nivelizimi i pagave dhe mungesa e një akademie për administratë. Këto janë çështjet në të cilat pushteti duhet të tregojë rezultate të dukshme në fushën e reformave në administratë, shkruan Portalb.mk.

Reformat në administratë për Maqedoninë e Veriut janë kusht që të fitojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) është bartësi i procesit reformues, gjegjësisht ajo ka hartuar Strategji për Reformën e Administratës Publike 2018–2022 e cila i përcakton masat të cilat duhen të ndërmerren në pesë vitet e ardhshme për të arritur qëllimet e përgjithshme dhe specifike të përcaktuara në secilën prej fushave prioritare.

Portalb.mk, ka konsultuar ekspertë të fushës përkatëse dhe ka nxjerrë në pah problemet më të theksuara në administratën publike, të cilat në periudhën në vijim do të jenë lëndë e elaborimit të detajuar.

LEXO: ANALIZË: Pa vullnet politik, nuk ka reforma në administratë të Maqedonisë!
LEXO: Reformimi i administratës, kusht për integrimin e Maqedonisë

  • Departizimi i administratës

Administrata shtetërore në Maqedoni, në periudhën e kaluar, por edhe tani është në shënjestër të kritikave pasi që në opinion ekziston perceptimi se është foleja e punësimit të militantëve partiak, të cilët “rehatohen” në këmbim të aktiviteteve të tyre partiake. Për këtë kemi dëgjuar dhe në “bombat” e publikuara nga LSDM-ja në vitin 2015-të kur dëgjoheshte se si funksionarët i organizonin të punësuarit në administratë që të dalin në protesta, por edhe të votojnë. Në raportet e Komisionit Evropian, vazhdimisht është theksuar nevoja për të ndaluar me punësime partiake, gjegjësisht pa kritere përkatëse për pranim.

LEXO: Maqedoni: Administrata në shërbim të politikave qeveritare
LEXO: 
Maqedoni: Administrata që rritet është në shërbim të politikave qeveritare

LEXO: 80 përqind e qytetarëve konsiderojnë se për shërbim shtetëror duhet librezë partiake
LEXO: Presionet ndaj administratës gjatë procesit zgjedhor
LEXO: Punësuan mijëra administratorë, për të fituar zgjedhjet!

  • Numri i madh i institucioneve dhe të punësuarve në sektorin publik

Maqedonia ka gjithsej 1.299 institucione shtetërore, numër ky që konsiderohet tepër i lartë dhe që i kushton shumë arkës së shtetit. Paralajmërimet nga pushteti janë se do të zvogëlohet numri i institucioneve, nëpërmjet shuarjes së institucioneve që nuk kanë të punësuar, por edhe nëpërmjet bashkimit të institucioneve që kanë kompetenca të ngjashme apo të njëjta.

Numri i të punësuarve në sektorin publik në Maqedoni sipas numrit zyrtar të vitit 2018-të është 139.009. Sipas ekspertëve ky numër është i madh dhe duhet që të punohet në zvogëlimin e të njëjtit. Paralajmërimet e Qeverisë janë se nuk do të ketë përjashtime nga puna, por do të ketë riorganizim, gjegjësisht ristrukturim dhe optimizim të të punësuarve.

LEXO: S’ka reforma në administratën e Maqedonisë, pa u zvogëluar numri i të punësuarve
LEXO: Sistematizimi i administratorëve, Maqedonia larg përmbushjes së kërkesave të BE-së
LEXO: Shkurtimi dhe reformimi i administratës në Maqedoni, çfarë kërkon BE e çfarë bën Maqedonia?

Në kohën kur kemi numër të madh të institucioneve dhe të punësuarve, shumica paralamentare më 7 shkurt të këtij viti, edhe pse ojq-të reaguan ashpër, e miratoi ligji për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për ndërmarrje publike, me çka hyri në fuqi pozita e zëvendësdrejtorit të ndërmarrjeve publike.

LEXO:  OJQ-të reagojnë kundër iniciativës së grupit të deputetëve për ndryshimet e Ligjit për Ndërmarrje Publike
LEXO: U miratua Ligji, hyri në fuqi pozita zëvendësdrejtor i ndërmarrjeve publike

  • Shërbimet efikase, të shpejta dhe cilësore

Perceptimi i qytetarëve është se administrata nuk ofron shërbime efikase, të shpejta dhe cilësore. Nuk dihet se në Maqedoni sa shërbime ofron sektori publik, ndërkaq duhet të konstatohet edhe mënyra e konstatimit të përgjegjësisë në lidhje me atë se pse qytetarët nuk i marrin shërbimet në mënyrën e duhur. Pushteti duhet ta zgjidh problemin e pritjeve të gjata për dokumente të caktuara, informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre, zvogëlimin e harxhimeve për shërbime të caktuara, por edhe shpejtimin e marrjes së dokumenteve.
Për të fituar shërbime efikase, të shpejta dhe cilësore, duhet që të punohet edhe në digjitalizimin e administratës.

MSHIA, në këtë djretim së fundi ka promovuar projektin “Një pikë për shërbime”, që fillimisht u hap salla për shërbime në ish hapësirat e Bankës Komerciale, në afërsi të hotelit “Stoun Brixh”. Këtu, qytetarët në një vend munden që t’i marrin 10 shërbime nga institucionet të ndryshme – Ministrisë së Punëve të Brendshme, Transportit dhe Lidhjeve, Punë dhe Politikë Sociale, Drejtorisë për Librat Amë, Agjencisë për Kadastër dhe Pronë të Patundshme, Agjencisë për Punësim, Drejtorisë për të Ardhurat Publike, Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Regjistrit Qendror. Pritet që “Një pikë për shërbime” të hapen edhe në qytete tjera.

LEXO: Maqedoni: Kërkohet rritje e cilësisë së shërbimeve në administratë
LEXO: Në sallën “Një pikë për shërbime”, qytetarët në një vend do të marrin shërbime nga 10 institucione
LEXO: Avokati i Popullit me një sërë kritikash për shërbimet e administratës publike

  • Punësimi dhe sistemi i meritokracisë

Praktika e deritanishme e punësimeve në administratë nëpërmjet listave partiake, pa kritere dhe pa selektim adekuat, është njëra ndër prioritetet që reformat në administratë ta kenë kuptimin e plotë të fjalës reformë. Të përcaktohet në detaje se si do të duhet të duhet mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve, sipas parimit të meritokracisë. Reforma duhet të bëhen edhe në transparencën e konkurseve, testimeve dhe inspektimit të respektimit të procedurave të punësimit.

Problem shtesë për këtë është edhe punësimi në shoqatat aksionare, trupat rregullator (ELEM,MEPSO, Agjenci) në të cilat rrogat i caktojnë vet, të punësuarit i zgjedhin sipas dëshirës së tyre – në këto shoqata aksionare të cilat janë në pronësi të shtetit, zakonisht punësohen familjarë të afërt me pushtetarët.

  • Standardizimi dhe nivelizimi i pagave

Institucionet në Maqedoni nuk kanë rroga të njëjta për pozitat e njëjta të punës. Duhet të bëhet nivelzimi i pagave në sektorin publik (institucionet e themeluara nga Kuvendi – Qeveria – Këshillat e Komunave). Sipas ekspertëve kjo do të ndikojë në barabarësinë e të ardhurave të punëtorëve në mënyrë që të gjithë të paguhen njësoj për detyrat dhe përgjegjësitë e njëjta.

  • Formimi i Akademisë së Administratës

Me qëllim që reformat të bëhen në mënyrë të pavarur, sipas ekspertëve nevojitet Akademi për Administratë. Akademia nevojitet gjithashtu edhe për shkak të numrit të madh të institucioneve dhe të numrit të madh të të punësuarve në administratë. Duhet të konstatohet se kush duhet ta formojë Akademinë, kush do të jetë pjesë e saj, si do të zgjedhen anëtarët e Akademisë, çfarë kompetenca konkrete do të ketë dhe kush do ta kontrollonte punën e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button