E diela mbetet ditë jopune, vendosi Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese Maqedonisë së Veriut miratoi vendim me të cilin e diela do të mbetet ditë jopune, njofton Portalb.mk.

Iniciativa u dorëzua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, ndërkaq Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos ngritë procedurë.

Punëtorët nuk do të punojnë të dielën definitivsht, përveç atyre në veprimtaritë të cilat janë të përjashtuara me ligj.

“Për Gjykatën Kushtetuese janë të pabazuara pretendimet e Odës Ekonomike e cila ka kërkuar që të ndalohet zbatimi i ligjit. Ky vendim është përfundimtar dhe çdokush patjetër duhet ta respektojë”, tha zëdhënësja e Gjykatës, Hristina Belloska pas mbarimit të seancës.

Dita e diel jopune ka hyrë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2022, nd|rkaq punëdhënësit që e shkelin ligjin përballen me ndalim pune 15 ditor dhe parashtresa për kundërvajtje. Nëse punëdhënësi përsërit të njëjtën vepër brenda një viti, ndalimi i punës do të jetë 30 ditë. Gjatë periudhave të ndalimit të punës, punëdhënësi do të jetë i detyruar t’u paguajë punëtorëve kompensim në shumën e pagës së paguar në muajin paraardhës dhe nuk duhet të zvogëlojë numrin e të punësuarve.

Ata të cilët janë të angazhuar në veprimtaritë të cilat për shkak të procesit tekniko – teknologjik nuk guxojnë të ndërpriten duhet të paguhen me së paku 50 përqind të mëditjes për punë të dielën dhe ditë të lirë që do të mund ta shfrytëzojnë në shtatë ditët e ardhshme.

Denoncimi për mosrespektim mund të bëhet përmes ueb faqes www.dit.gov.mk, me paraqitjen e aplikimit në arkivat e zyrave regjionale dhe të selisë së Inspektoratit Shtetëror të Punës, në numrin e telefonit 15131 ose tek inspektorët kujdestar sipas rajoneve, për të cilat më shumë informacion mund të merrni në https : //dit.gov.mk/?p = 9833.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button