Tri kontrata në vepër nga Komuna e Tetovës për tremujorin e parë të 2023

Komunës së Tetovës iu deshën 12 ditë për të publikuar listën e kontratave në vepër për tremujorin e parë (janar – mars) të vitit 2023, e cila përmban vetëm tre emra, shkruan Portalb.mk.

Për tre muajt e parë të vitit 2023, Komuna e Tetovës ka lidhur gjithsej tre kontrata.

“Prej tyre, dy janë për avokatë të angazhuar në procedurat juridike që Komuna ka nisur ndaj menaxhmentit të mëparshëm dhe një kontratë për konsulent të jashtëm për menaxhimin e tokës ndërtimore. Në fund të çdo muaji, të gjithë punonjësit me kontratë dorëzojnë raporte të rregullta për punën e kryer”, informuan nga Komuna e Tetovës.

Emri dhe mbiemri Data e kontratës Vendi i punës
Viktor Stojanovski 01.01.2023-30.06.2023 Avokat i jashtëm
Ibrahim Ameti 01.01.2023-31.05.2023 Avokat i jashtëm
Biljana D. Dimitrovska 01.03.2023-31.05.2023 Këshilltare e jashtme

Vitin e kaluar (2022) Komuna e Tetovës katër herë ka publikuar lisën e personave të angazhuar me kontrata në vepër. Në tremujorin e parë (janar-mars) të vitit ishin 78, në tremujorin e dytë (prill-qershor) ishin 14, në tremujorin e tretë (korrik-shtator) ishin 43, dhe në tremujorin e katërt (tetor-dhjetori) ishin 7. Sipas këtyre shifrave i bie se nga janari deri në dhjetor 2022 gjithsej janë bërë 142 kontrata në vepër, disa prej të cilave kanë mbaruar.

Pavarësisht premtimeve për transparencë, Komuna nuk i ka treguar emrat e të punësuarve në Komunën e Tetovës përmes agjencisë për punësim “Xhob 2011”.

Ndryshe, kryetari aktual i Komunës, Bilall Kasami, para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjendet edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025. Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button