Komuna e Tetovës e publikoi listën e kontratave në vepër, por nuk i tregon kontratat përmes agjencisë private

Komuna e Tetovës publikoi dje listën me kontratat në vepër të nënshkruara për tremujorin e dytë të këtij viti. Në listë janë vetëm 14 emra, ndërkaq në listën e tre-mujorit të parë ishin 78. Se çfarë ka ndodhur me emrat e tjerë dhe a u janë vazhduar kontratat, komuna nuk përgjigjet, pavarësisht se ka premtuar për transparencë, shkruan Portalb.mk.

Në këtë tremujor Komuna e Tetovës njofton se ka lidhur gjithsej 14 kontrata pune.

“Një pjesë e këtyre personave që kanë lidhur kontratë me Komunën e Tetovës, sipas nevojës, janë të angazhuar nëpër sektorë të ndryshëm dhe një pjesë tjetër janë të angazhuar në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit (NJTKZ). Po ashtu njoftojmë opinionin se të gjithë të angazhuarit me kontratë në vepër, në fund të muajit kanë dorëzuar raport për punën e kryer. Transparenca, llogaridhënia, përgjegjësia para opinionit dhe para qytetarëve të Tetovës, mbeten imperativ kryesor i punës tonë”, njoftuan nga Komuna e Tetovës.

Kjo është lista:

Kontratat në komunën e Tetovës mars-qershor 2022
Kontratat në komunën e Tetovës mars-qershor 2022

Në mesin e katërmbëdhjetë emrave të publikuar në listë, asnjë emër nuk është i njëjtë me ndonjë nga 78 emrat e publikuar në listën e kontratave për tremujorin e parë, të cilën mund ta gjeni KËTU.

Emrat në listën paraprake ishin të afërt me partinë Lëvizja Besa dhe të cilët vazhdojnë të punojnë në komunë, por në këtë listë nuk figurojnë si emra.

Rikujtojmë se sipas prokurimeve publike, Komuna e Tetovës me 31 mars të këtij viti ka lidhur marrëveshje me agjencinë për punësim “Xhob 2011” nga Shkupi në vlerë prej 18.290.00 milionë denarësh (rreth 297 mijë euro), për punësime të përkohshme.

Nga këtu pyetëm Komunën se ato 78 persona të listës paraprake a kanë lidhur kontratë përmes kësaj Agjencie, kërkuam edhe listën e personave që kanë nënshkruar kontratë përmes kësaj agjencie, por përgjigje nuk morëm.

Për këtë, dje dorëzuam në arkivin e Komunës por edhe në adresën elektronike të komunës kërkesë me qasje në informata të karakterit publik me pyetjet e njëjta.

Në qoftë se transparenca, llogaridhënia, përgjegjësia para opinionit dhe para qytetarëve të Tetovës, mbeten imperativ kryesor i punës së komunës, ashtu siç thonë, atëherë komuna duhet t’ua sqarojë qytetarëve se kush merr pagë nga taksat e tyre.

Komuna e Tetovës me 8 shkurt e publikoi listën e personave të punësuar në komunë përmes kontratës në vepër shifra e të cilave ishte 812, por komuna për këtë nuk e bëri ndarjen se sa prej këtyre personave kanë qenë në punë dhe kanë dorëzuar raport dhe sa kanë marrë para nga taksat e qytetarëve tetovar duke mos punuar. Së fundmi, kryetari i Komunës në emisionin Click Plus (14 shkurt) njoftoi se bëhet fjalë për 544 persona të angazhuar, prej të cilëve 250 kanë dorëzuar raport ndërsa 294 nuk kanë  dorëzuar raport, në total këto kontrata buxhetit të Komunës i kanë kushtuar 1.1 milionë euro.

Ndryshe, Kasami para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjëndër edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025. Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button