RMV, u bë ngrirja e çmimeve për drurin e ngrohjes dhe peletave
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në mbledhjen e sotme miratoi vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet caktuara në tregtinë me pakicë, konkretisht për drutë e dushkut, dru zjarri ahu dhe peleta për ngrohje, transmeton Portalb.mk.
Çmimet më të larta për dru zjarri nga dushku dhe ahu janë përcaktuar deri në 4.500 denarë për metër katror (m²) ose deri në 6.429 denarë për metër kub (m3).
Çmimi më i lartë i peletave për dru zjarri është caktuar deri në 27 denarë për kilogram. Çmimi i mallit përfshin TVSH-në dhe transportin.
Çmimet më të larta të mallrave nga ky vendim do të zbatohen deri më 31 dhjetor 2022.
“Në të njëjtën kohë, Qeveria po ashtu miratoi Vendim për përfundimin e vlefshmërisë së vendimit për kushte të veçanta në tregtinë me pakicë, me të cilin u ngri marzhi për dru zjarri nga lisi dhe ahu dhe për peleta si dhe për të gjithë tregtarët deri në 10%”, njoftuan nga Qeveria.
Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.
Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht deri në prill të vitit të ardhshëm.
Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.
Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.
Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%, por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.
- LEXO: EMV-ja në nëntor do të shfrytëzojë gazin e Makpetrollit, ndërsa nga Bullgaria do të merren 500 mijë metra kub çdo ditë
- LEXO: Bekteshi për rrymën: Sot do të dërgojmë kërkesë në KE për ndihmë për industrinë dhe bashkëfinancim për amvisëritë
- LEXO: Ministri Bekteshi raportoi që institucionet shtetërore në muajin shtator kanë kursye deri 18 % energji elektrike
- LEXO: Kuvendi votoi vazhdimin e gjendjes së krizës në fushën e energjetikës
- LEXO: Qeveria e RMV-së ndau 1.1 miliardë denarë për furnizim me energji termike
- LEXO: Pendarovski: Kriza energjetike do reflektojë negativisht ndaj ambientit, prioriteti i vendit duhet të jetë investimi në mjedis