RMV, Kuvendi votoi vazhdimin e gjendjes së krizës në fushën e energjetikës
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në vazhdimin e sotëm të seancës së 86-të votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike, transmeton Portalb.mk.
Vazhdimi i afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjen në tregjet e rrymës u votua me 83 vota “për” asnjë “kundër” dhe asnjë të “përmabajtur, ndërsa për propozim vendimin për vazhdim të afatit për gjendje të krizës në rajonin e Qytetit të Shkupit për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë për shfrytëzim të derivateve alternative dhe gjendjen në tregun e energjisë termike votuan 86 “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “i përmbajtur”.
Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht prej nesër deri në prill të vitit të ardhshëm.
Votimi i gjendjes së krizës vjen pas një diskutimi pesëditor në komisionin amë parlamentar, ku pati akuza mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës për gjendjen e krizës energjetike.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje përsëriti se më 15 tetor do të fillojë sezoni i ngrohjes në Shkup dhe ngrohje qendrore do të ketë, por edhe se vijojnë bisedimet me Serbinë dhe Turqinë për sigurimin e burimeve energjetike.
Ndryshe, Qeveria kërkon të shpallet gjendje krize për energjinë elektrike dhe ngrohjen termike për 7 muaj, për të cilën duhet të marrë miratimin nga deputetët. Seanca parlamentare për këtë çështje, sipas kryeparlamentarit Talat Xhaferi, do të mbahet sot. Nëse Kuvendi e miraton gjendjen e krizës, atëherë kjo nënkupton që, mund të ketë restrikcione, ndërkaq qeveria mund të miratojë vetë vendime dhe përdor burimet shtetërore dhe private për të kapërcyer problemet.
Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.
Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.
Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%, por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.
- LEXO: Qeveria e RMV-së ndau 1.1 miliardë denarë për furnizim me energji termike
- LEXO: RMV, kaloi në Komisionin e Kuvendit propozim-vendimi për vazhdimin e situatës së krizës së energjetikës
- LEXO: BEG: Nuk kemi detyrim të vazhdojmë me prodhimin e energjisë termike
- LEXO: Javën e ardhshme do të dimë prej ku do të furnizohet energji elektrike, paralajmëroi Bytyqi
- LEXO: U pranuan në Komision tre propozime në lidhje me ndërtimin e paneleve solare, Ligji për Ndërtim do të kalojë me procedurë të shkurtuar
- LEXO: BNR: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën marrëveshje për çmimin e eksportimit të energjisë elektrike
- LEXO: Pendarovski: Kriza energjetike do reflektojë negativisht ndaj ambientit, prioriteti i vendit duhet të jetë investimi në mjedis
- LEXO: Kovaçevski: Jemi dakorduar që Greqia të sigurojë eksportin e qymyrit dhe naftës për prodhimin e energjisë elektrike
- LEXO: RMV, marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar
- LEXO: Maqedonia e Veriut e blen shtrenjtë rrymën ditën, e shet lirë natën
- LEXO: RMV, plani për krizën energjetike këtë dimër do të dobësojë buxhetin
Një koment