Zëvendësi i Arsovskës: Te transportuesit privatë janë regjistruar një sërë parregullsish, si dhe mos përmbushje e shërbimeve për të cilat ngarkohen
Autobusët e linjave 19, 20, 22, 53 dhe 54 të NTP-së dje qarkullojnë sipas orarit, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për transportuesit privatë që operojnë në këto linja. Përgjigja ime nuk është vetëm për sot. Për dallim nga autobusët e qytetit, ky grup i transportuesve privatë ka regjistruar një sërë parregullsish në punën e tyre, si dhe mospërmbushje të shërbimeve për të cilat ngarkohen, thotë në një bisedë me “Lokalno” Aleksandar Trajanovski, nënkryetar i qytetit të Shkupit në lidhje me ndërprerjen e transportit privat nga “Makekspres” të cilët thonë se qyteti u ka borxh gjysmë milioni euro, transmeton Portalb.mk.
Ai thekson se mosfunksionimi i tyre teknik, sabotimi i sistemit për monitorimin e lëvizjes së autobusëve të tyre, i jep të drejtën Qytetit të rishikojë justifikimin e shumës që ky grup transportuesish privatë kërkon si kompensim për shërbimet e tyre.
“Nga kushtet substandarde të autobusëve, mosfunksionimi i tyre teknik, sabotimi i sistemit të monitorimit të lëvizjes së autobusëve të tyre, deri te mosfunksionimi i pajisjeve fiskale dhe mosrespektimi i orarit të përcaktuar. E gjithë kjo na jep të drejtën të vëmë në dyshim justifikimin e shumës që ky grup transportuesish private kërkon si kompensim për shërbimet e tyre. NTP-ja dhe Qyteti i Shkupit disa herë i kanë vënë në dukje këto lëshime dhe mangësi, madje është dhënë afat që të përmirësohet cilësia e autobusëve dhe korrektësia e tyre teknike”, sqaron zëvendësi i Arsovskës.
Për mesazhet kërcënuese që disa nga punonjësit e ndërmarrjeve private pohojnë se u janë dërguar përmes SMS-ve, se linjat nuk do të anulohen “por herën tjetër nëse dalin në grevë do të ndërpriten”, Trajanovski me vendosmëri thotë se “është më se e qartë se këto akuza dhe konstruksione vijnë nga e njëjta kuzhinë”.
“Kohët e fundit moderne janë akuzat për mesazhe kinse kërcënuese, sidomos kur dikush dëshiron të zhvasë pagesë nga Qyteti i Shkupit. Është më se e qartë se këto akuza dhe konstruksione vijnë nga e njëjta kuzhinë. Me përgjegjësi siguroj se mënyra e punës së kësaj administrate nuk është e tillë. Është mënyra e punës së disa kohëve të shkuara dhe drejtuesve të larguar së fundmi nga detyra”, sqaron nënkryetari i Qytetit.
Lidhur me ndalimin e qeverisë për themelimin e NP për ndriçim publik, Trajanovski komentoi se nëse qeveria udhëhiqej nga parimi i heqjes së këtyre bashkëpunimeve tepër të shtrenjta, duke vendosur në theks krizën ekonomike, me qëllim që, siç thotë ai, të vendoset kontroll mbi shpenzimet dhe të punohet në interes të një jete më të lirë për qytetarët, “atëherë nuk kam asgjë kundër”.
“Ka shembuj të prokurimeve publike të këtij lloji në komunat e qytetit të Shkupit që kanë qenë temë diskutimi, por edhe të partneriteteve publiko-privat për këtë shërbim që konsiderohet se e mbivlerësojnë shërbimin e tyre. Nëse qeveria udhëhiqej nga parimi i heqjes së këtyre bashkëpunimeve të shtrenjta që rëndojnë buxhetet e komunave dhe nëse theksi vihet te kriza ekonomike për të kontrolluar kostot dhe për të punuar në interes të një jete më të lirë për qytetarët, atëherë nuk kemi asgjë kundër”, thotë ai.
Autobusët privatë me numër 19, 20, 22, 52 dhe 54 dje nuk kanë qarkulluar nëpër rrugët e Shkupit dhe nuk dihet se kur do të kthehen në qarkullim.
NTP, transportuesit privat “Makekspres” i ka borxh rreth 30 milionë denarë, dhe derisa nuk i paguan, këto 5 linja që lëvizin me autobusë privatë për në Vollkovë, Shuto Orizarë, Idrizovë fshatin Rzhaniçno nuk do të qarkullojnë. Nga kompania thonë se nuk janë në grevë, por thjesht nuk kanë para për karburant.
- LEXO: Nga mëngjesi në Shkup nuk qarkullojnë autobusët privatë 19, 20, 22, 52 dhe 54, Qyteti u ka borxh gjysmë milioni euro
- LEXO: Shkupi ka transport urban, por ka edhe bllokadë para qeverisë
- LEXO: Pronarët e autobusëve privat arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, prej nesër normalizohen linjat 19 dhe 20
- LEXO: Ndalimi i qarkullimit të linjave të autobusit 19 dhe 20, LSDM akuzon Arsovskën për paaftësi
- LEXO: Autobusët “privat” të linjës 19 nuk qarkullojnë pasi Qyteti i Shkupit nuk u ka lëshuar mjete financiare