Shkup, transporti publik u bllokua për shkak të kërcënimit për bombë nga një i punësuar në NTP

Ju njoftojmë se nga mëngjesi i sotëm, me urdhër të MPB-së, të gjitha automjetet e NTP Shkup janë tërhequr nga qarkullimi për shkak të lajmërimit anonim për një bombë dore të vendosur në njërin nga automjet transpemton Portalb.mk.

Ekipet e antiterrorizmit janë në terren dhe automjetet po vihen gradualisht në linjë pas kontrollit të duhur të sigurisë.

Personi i punësuar në NTP, ndërsa i cili ka dërguar kërcënimin është ndaluar nga MPB.

“NTP nuk do të lejojë asnjë shantazh, kërcënim, presion dhe tentativë sabotazhi për të prishur procesin e punës së ndërmarrjes dhe do të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve. Mbrojtja dhe siguria e të punësuarve në NTP dhe shkupjanëve është gjithmonë prioritet i ndërmarrjes”, thonë nga kjo ndërmarrje.

Ndërkohë edhe nga MPB-ja konfirmuan se është arrrestuar personi me iniciale J.I. i punësuar në NTP, pas një denoncimi paraprak rreth orës 5 nga NTP se nga emaili i tij në emailin zyrtar të NTP-së dhe në email-et e të gjithë drejtorëve, shërbimeve të financave, shërbimeve ligjore dhe të tjera në NTP me kërcënimin se për shkak të marrjes sëe parregullt të rrogës planifikonte të vendoste bombë në ndonjë autobus të NTP-së, e cila do të shpërthente sot gjatë protestave. Po kryhen kontrolle antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ndryshe, shoferët nga NTP “Shkup” dy ditë më parë kërcënuan se nuk do të vozisin dhe Shkupi do të mbetet pa transport nëse nuk e marrin pagën deri të mërkurën, ndërsa nga kryetarja Arsovska kërkuan që edhe në muajt e ardhshëm të sigurojë para për pagë në kohë, pasi nuk mundet që çdo muaj të vonohet.

Premtim se pagat do të paguhet deri sot, thuhet se ka dhënë udhëheqësia e NTP Shkup, por me kusht që paratë të sigurohen nga qeveria.

Akuzave të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik “Shkupi” se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka borxh ndaj tyre, I është kundërpërgjigjur sot Qeveria duke deklaruar që nuk kanë asnjë borxh ndaj kësaj Ndërmarrje që funksionon në kuadër të Qytetit të Shkupit.

Nëse sot nuk lëshohen pagat e të shoferëve të NTP-së, do të ndërpritet transporti publik.

Në gusht të këtij viti, Qyteti i Shkupit nën udhëheqjen e Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së me ribalancimin e buxhetit refuzoi kredinë prej 70 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërtimin e sistemit të transportit të shpejtë me autobus (BRT).

Muajin e kaluar kryetarja e Shkupit Danela Arsovska tha se derisa të tejkalohet kriza energjetike, nuk mund të japë përgjigje definitive se kur do ta realizojë premtimin për transport publik falas. Në emisionin “Click Plus” në TV21, ajo tha se askush nuk e priste që të ndodhte një krizë kaq e madhe energjetike dhe se çmimet e larta të energjisë po e ngarkojnë shumë buxhetin e qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button