Kryetarja e Shkupit Arsovska konsideron se nuk është përgjegjëse nëse Shkupi mbetet pa transport publik, shoferët e NTP-së nesër duan rroga

Kryetarja Danella Arsovska nuk konsideron se ajo dhe kryesia e re e Qytetit të Shkupit dheNTP janë fajtorë dhe janë përgjegjës që Shkupi mund të mbetet pa transport publik. Të punësuarit e NTP “Shkup” ende nuk e kanë marrë pagën e muajit shtator dhe kjo nuk është hera e parë që u vonohet paga, andaj dje kanë kërcënuar se nuk do të vozisin dhe se transporti publik në qytet do të futet në kolaps.

Sdk.mk e pyeti Arsovskën se si ajo dhe udhëheqësia e re që e emëroi lejuan që ndërmarrja të futet në këtë situatë, duke pasur parasysh se premtimet kryesore të zgjedhjeve ishin pikërisht për transportin publik, gjegjësisht transport falas për të gjithë qytetarët dhe 250 autobusë të rinj ekologjikë. Por tani jo vetëm që ato premtime nuk po realizohen, por edhe transporti publik në Shkup vihet në pikëpyetje. Drejtor i NTP “Shkup” është Aleksandar Stojkovski.

“Më e rëndësishme është pyetja se si dikush ka bërë borxhe milionëshe në NTP për 4 vjet, për shkak të të cilave ndërmarrja është në gjendje kritike. Drejtori i NTP-së për disa muaj po bën gjithçka që mundet për konsolidimin e kompanisë, e cila është përballur me borxhe të trashëguara miliona dollarëshe dhe rritje të shpenzimeve 400% të energjisë për shkak të krizës energjetike”, thotë Arsovska.

Ajo shton se Shkupi nuk do të mbetet pa transport publik, sepse punëtorëve këto ditë do t’u paguhet paga e shtatorit.

Që kur erdhi në detyrë një vit më parë, Arsovska vazhdimisht ankohet se qytetin dhe NTP-në e ka trashëguar në gjendje katastrofike, me miliona borxhe. Ish-drejtori i NTP “Shkup”, Kristian Çushkov, thotë se akuzat e Arsovskës nuk janë të vërteta dhe se ai nuk mund të ankohet për udhëheqësinë e kaluar gjatë gjithë mandatit, por duhet të punojë që të realizohet ajo që u ka premtuar qytetarëve.

“Pas marrjes së kompanisë në vitin 2017, trashëguam borxhe dhe kredi të papaguara. Në dy vitet e para të punës sime, viti i mbaruar pa bilanc pozitiv dhe këtë e tregojnë edhe raportet financiare. Dy vitet tjera, gjatë pandemisë kovid-19, ndërmarrja u përball me numër të reduktuar pasagjerësh, nuk kishte hyrje dhe detyrimet tona kontraktuale ishin 2 milionë euro edhe atë për karburantet. Kompania ka ende detyrime të tilla kontraktuale për karburant, por tani ato janë shumë më të mëdha. Ne kemi trashëguar rreth 6 milionë euro vetëm nga një kredi që është marrë në vitin 1996 dhe askush nuk e ktheu për vite me radhë. Për 4 vjet ajo kredi u shlye plotësisht”, thotë ish-drejtori Çushkov.

Qyteti aktualisht u ka borxh edhe transportuesve privat. Që nga fillimi i vitit kanë nisur reduktimin e linjave pasi, siç thanë, qyteti nuk ua paguan paratë, pra 1 euro për kilometër. Çushkov shton se gjatë mandatit të tij nuk kanë pasur asnjë borxh ndaj kompanive private dhe janë paguar në mënyrë të vazhdueshme.

Shoferët nga NTP “Shkup” dje kërcënuan se nuk do të vozisin dhe Shkupi do të mbetet pa transport nëse nuk e marrin pagën deri të mërkurën, ndërsa nga kryetarja Arsovska kërkuan që edhe në muajt e ardhshëm të sigurojë para për pagë në kohë, pasi nuk mundet që çdo muaj të vonohet.

Premtim se pagat do të paguhet deri nesër, thuhet se ka dhënë udhëheqësia e NTP Shkup, por me kusht që paratë të sigurohen nga qeveria.

Ata bënë të ditur se besojnë se qeveria qendrore dhe një pjesë e komunave do të paguajnë detyrimet e papaguara që kanë për shërbimin e ofruar nga NJTP për transport të organizuar për kategori të caktuara udhëtarësh. Nga atje nuk thonë konkretisht për cilat komuna dhe për cilat kategori të udhëtarëve bëhet fjalë. Sipas menaxhmentit të NTP-së, nga këto para janë paguar pagat e punëtorëve.

“Këto janë mjete që përdoren për të paguar pagën e punëtorëve të NTP-së. Presim që sa më shpejt t’i shlyejnë borxhet dhe obligimet rrjedhëse të vitit të kaluar, në mënyrë që të mos vihet në pikëpyetje puna e rregullt e ndërmarrjes”, kanë thënë nga udhëheqësia e NTP-së.

Qeveria ka vite që subvencionon funksionimin e NTP Shkup. Një nga premtimet kryesore të kryetares aktuale Danela Arsovska ishte vendosja e transportit publik falas për të gjithë, i cili ende nuk është realizuar.

Në gusht të këtij viti, Qyteti i Shkupit nën udhëheqjen e Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së me ribalancimin e buxhetit refuzoi kredinë prej 70 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ndërtimin e sistemit të transportit të shpejtë me autobus (BRT).

Muajin e kaluar kryetarja e Shkupit Danela Arsovska tha se derisa të tejkalohet kriza energjetike, nuk mund të japë përgjigje definitive se kur do ta realizojë premtimin për transport publik falas. Në emisionin “Click Plus” në TV21, ajo tha se askush nuk e priste që të ndodhte një krizë kaq e madhe energjetike dhe se çmimet e larta të energjisë po e ngarkojnë shumë buxhetin e qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button