Qeveria e Maqedonisë së Veriut deklaroi që nuk ka asnjë borxh ndaj NQP “Shkupi”
Akuzave të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik “Shkupi” se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka borxh ndaj tyre, i është kundërpërgjigjur sot Qeveria duke deklaruar që nuk kanë asnjë borxh ndaj kësaj Ndërmarrje që funksionon në kuadër të Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqishëm i kundërshton akuzat për çfarëdolloj borxhi ndaj NQP “Shkup”, ashtu si akuzojnë udhëheqësit e kësaj ndërmarrjes dhe paralajmërojnë protesta”, deklarojnë nga Qeveria.
Qeveria vlerësoi që kjo është një tregues se komunat papërgjegjshëm menaxhojnë me mjetet e dedikuara për transportin e nxënësve, ndërkohë kërkuan nga pushteti lokal të menaxhojnë më mirë me mjetet që të ketë funksionim normal të tyre.
Ndërkohë, sindikalistët e NTP Shkup, kanë vendosur që t’i japin afat të ri Ndërmarrjes së Transportit Publike (NTP) për deri nesër (19.10.2022) që t’ua paguajë rrogën e muajit shtator. Në të kundërtën, siç thonë, transporti i autobusëve në Shkup do të ndalojë.
Premtimin se deri nesër do ta paguajë rrogën, e ka dhënë udhëheqësia e NTP Shkup, por me kusht që paratë t’i sigurojë Qeveria. Sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligovor, duke raportuar që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka borxh rreth 120 milionë denarë NQP-së “Shkup”, prej nesër e mërkurë në ora 12:00 do të nisin protestat para Qeverisë deri në shlyerjen e borxheve ndaj NQP-së.
Autobusët privat të linjës 19, të cilët qarkullojnë në kuadër të Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) më 17 tetor në mëngjes nuk kanë qarkulluar, sipas orarit të paraparë. Dhjetëra qytetarë janë detyruar që të ecin me kilometra për të kapur linja tjera, ndërkaq të tjerët janë obliguar që të kthehen në shtëpi. Nga kompania transportuese “MAKEKSPRESS”, thonë që Qyteti i Shkupit nuk ua ka paguar mjetet e parashikuara prej muajit gusht.
- LEXO: Arsovska përsëri premtoi që në vitin 2023 do të ketë transport publik falas në Shkup, ndërkohë shoferët paralajmërojnë protesta
- LEXO: Kaos me linjën 19-të, për një orë nuk kanë qarkulluar 7 autobusë: Qyteti i Shkupit s’u ka paguar mjete transportuesve prej muajit gusht
- LEXO: Arsovska tha se për shkak të krizës energjetike, nuk ka transport publik falas
- LEXO: Arsovska: Për dy vite do të kemi transport publik plotësisht falas
- LEXO: Qyteti i Shkupit: Tenderi për ndërtimin e linjës së parë BRT është ndërprerë, nuk ka oferta nga kompanitë