Qenan Idrizi “shkurorëzohet” me FFM-n

Të shtunën në Tetovë janë mbledhur delegatët shqiptar në Kuvendin e FFM-së nga Tetova, Gostivari, Struga, Shkupi, Kërçova dhe Kumanova, ku realizuan takim konsultativ në prag të Kuvendit të rregullt zgjedhor që është caktuar për 29 qershor,e  i cili do të mbahet në Ohër.

Takimi kishte për qëllim caktimin e objektivave të delegatëve shqiptarë, numri i të cilëve është 21, e ku në KD pritet të jenë 4 anëtarë, ndërsa pritet edhe përfaqësim adekuat në të gjitha organet dhe komisionet që veprojnë në kuadër të FFM-së.

Deri më tani nga Lidhjet futbollistike komunale janë të propozuar pesë anëtar për KD të FFM-së: Qenan Idrizi nga Tetova, Zejdi Saliju nga Gostivari, Muhamed Sejdini nga Kërçova, Argëtim Asani nga Struga dhe Salim Abdyli nga Kumanova.

Vetëm para fillimit të diskutimeve, kandidati për anëtar të KD në FFM, Qenan Idrizi, i cili është edhe nënkryetar aktual i FFM-së, njoftoi për tërheqjen e tij të parevokueshme nga posti delegatit të FFM-së dhe kandidatit për anëtar të mundshëm në FFM.

Ndryshe Qenan Idrizi, delegat në Kuvendin e FFM-së është nga viti 2005, ndërsa nga viti 2009 ka mbajtur postin e nënkryetarit të FFM-së. Pas këtij vendimi të Qenan Idrizit u vendos që takimi i radhës të mbahet të mërkurën, ndërsa deri atë ditë LFK e Tetovës të del me propozim të ri.

Ndërkohë, që në takimin e ardhshëm nga të gjitha përfaqësuesit e klubeve do të kërkohet mendim për pjesëmarrjen apo jo në Kuvendin e FFM-së dhe hapat tjera që duhet ndërmarrë, pasi kishte reagime për mospërfilljen e përfaqësuesve shqiptarë në FFM.

Lajme të ngjashme

Back to top button