Zhuta bën ëndrrën realitet, bronzi u sigurua

Lajme të mira na vijnë nga Mersini i Turqisë, ku po mbahen Lojërat Mesdhetare, ku boksieri shqiptar që po përfaqëson Maqedoninë, Fatlum Zhuta ka arritur që së paku të sigurojë medalje të bronztë, të cilën e siguroi sot pas një fitore të pastër prej 3:0 kundër Kollomanas nga Lebanoni. Menjëherë pas fitores ai gëzimin e tij e ka ndarë me të gjithë miqtë në rrjetin social facebook.  

“Të nderuar miqtë e mi! Dëshiroj të ju falënderoj nga zemra për përkrahjen tuaj që treguat për mua! Sot është një mbrëmje e madhe për mua, pasi për herë të parë në karrierën time sigurova medalje nga Lojërat Mesdhetare. Shënova një fitore të pastër me rezultat 3:0, ndërsa të hënën në gjysmëfinale do kem përballë boksierin nga Egjipti”, ka shkruar Zhuta në profilin e tij në facebook. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button