Elsa Lila nga Italia në Tiranë për të votuar Rilindjen (FOTO)

Elsa Lila votoi Rilindjen. Të paktën kështu shprehet kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama sot në Facebook, duke postuar një foto me këngëtaren e njohur shqiptare që prej vitesh jeton në Itali.

“Me Elsën, yllin e pashuajtshëm që sot erdhi për të votuar Rilindjen”, citon Rama ne foton ku ka pozuar së bashku me artisten.

Në fakt, Elsa Lila njihet për mbështetjen që i ka dhënë kreut të opozitës Rama. Ajo mori pjesë dhe në grevën e urisë me çadra që opozita bëri për javë të tëra para kryeministrisë në shenjë proteste për rezultatin e zgjedhjeve vendore të vitit 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button