Operacioni “Bridora”, u zbardh numri i shqiptarëve të dëbuar nga Anglia në 5 muaj

Prej muajit dhjetor, Ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office ka vënë në veprim operacionin e koduar ‘Bridora’, fokusuar totalisht në dëbimin drejt Shqipërisë përmes avionëve të posaçëm çarter të atyre që ndodhen ilegalisht në shtetin ishull, raporton TCH.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë shpërndau një deklaratë të përbashkët mes Shqipërisë-Mbretëri e Bashkuar, mbi punën e agjencive ligjzbatuese për të adresuar problemin e migracionit të paligjshëm.

Thelbi i kësaj deklaratë është se që nga nënshkrimi i Komunikatës mes kryeministrit Rishi Sunak dhe homologut shqiptar Edi Rama, mbi 1 000 shtetas shqiptarë pa leje të rregullt qëndrimi konform rregullave të emigracionit në Angli janë kthyer në Shqipëri.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button