Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Tetovë (FOTO)

Sonte rreth orës 19 e 30 minuta në rrugën 183 në bulevardin e Ilidenit shtëpia e F.M është përfshirë nga zjarri. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Portalb u sjell fotografi nga ngjarja.

Intervenimi i zjarrfikësve të Tetovës ka qenë i menjëhershëm  me tre automjete dhe nënë zjarrfikës, dhe thuajse brenda gjysmë ore zjarri është shuar në tërësi.

Sipas informatave jozyrtare, shkak i zjarrit ka qenë eksplodimi i një bomboles së gazit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button