Maqedonia me katër boksierë te “Adem Jashari”

Reprezentacioni i Maqedonisë në boks tani më e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari” që do të mbahet në Prishtinë, me datë 26 e 27 nëntor (e shtunën e diel). Boksierët që do të përfaqësojnë Maqedoninë në këtë ngjarje ndërkombëtare të boksit janë, Isak Ibrahimi (52kg), Almir Nurishov (56 kg), Lulzim Ismaili (69kg) dhe Lulzim Bajrami (81kg).

Për këtë turne ka folur edhe nënkryetari i Federatës së Boksit të Maqedonisë (FBM), Faton Saliu, i cili mes tjerash ka potencuar se pret që boksierët tanë mundë të fitojnë ndonjë trofe nga ky turne ndërkombëtar.

“Ky turne është mjaft i fortë dhe me renome, pasi që tani më është në kalendarin e EUBC në AIBA dhe në të do të marrin pjesë boksierë me mjaft përvojë dhe që kanë edhe kualitet. Boksierët tanë pas “Gongut të Artë”, kanë vazhduar me përgatitje për këtë turne në klubet e tyre amë. Besoj se ata janë të përgatitur për turneun dhe duhet të japin maksimumin që të fitojnë ndonjë trofe”, ka thënë nënkryetari i FBM-së, Faton Salihu.

Të përkujtojmë se pikërisht nënkryetari i FBM-s, Faton Salihu është edhe fitues i turneut të parë “Adem Jashari”, që kishte filluar të organizohej nga viti 1999. “Si fitues i këtij turneu do t’i këshilloj boksierët që të japin maksimumin për të arritur fitore”, ka shtuar në fund Salihu.

Do të jenë boksierë nga nëntë shtete që do të nderojnë veprën e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ky turne që është i 18-të më radhë pritet të sjell meçe interesante, sepse në ring do të ngjitën boksierë cilësorë. Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Çekia, Bullgaria, Greqia, Polonia dhe Italia./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button