LGBT ‘Java e krenarisë’ paralajmërohen tensione dhe kontra-protesta

LGBT Junajted dhe Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara” në bashkëpunim me LGBTI qendrën për mbështetje dhe LezFem organizojnë “Javën e krenarisë” e cila do të mbahet nga sot deri më 27 qershor.

“Java e e krenarisë” organizohet për të shënuar në mënyrë simbolike rebelimin e Stoneëall-it dhe 27 qershorit si ditë ndërkombëtare të krenarisë së lezbikeve, burrave gej, biseksualëve dhe personave transgjinorë. 

Nga ana tjetër, të revoltuar janë shprehur banorët e Shkupit dhe jozyrtarisht flitet për tensione të mundshme.

Njëkohësisht, në rrjetet sociale janë paraqitur grupe të njerëzve që organizojnë protestat kundër tyre.

Nën moton “Një baba, një nënë” organizohen protesta në ora 14 në Shkup në afërsi të Kishës “Shën Klimenti i Ohrit”.

Më tej një grup tjetër thotë se “Nuk do të lejojmë që në Çarshinë tonë të ketë vend homoseksualizmi” duke theksuar se “nuk duhet të lejojmë që ndonjë fëmijë i vogël i pafajshëm të ketë dy nëna ose dy baballarë”.

Nga LGBT Junajted thonë se e kanë paralajmëruar policinë tu del në mbrojtje.

Java e krenarisë përfshinë disa evenimente, debate, dhe projeksione filmike të lidhura me çështje të ndryshme të cilat i prekin personat LGBT në Maqedoni. 

Zyra e LGBT-së në Çarshi disa herë është thyer.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button