Në shkollën e mesme të Dibrës “28 Nëntori”, emërohet drejtori i ri

Shkolla e mesme “28 Nëntori” tanimë me udhëheqës të ri. Ish drejtori i kësaj qendre, Qemal Marku tanimë për vite të tëra në postin drejtor i shkollës së mesme, do të lëshon këtë post meqë do të del në pension.

Në vend të Markut, postin drejtor i shkollës së mesme “28 Nëntori” do ta gëzon Qeram Lleshi, përndryshe profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë kësaj qendre. Vendimi i marrë nga ana e pushtetit vendor, gëzoi kolegjiumin e kësaj shkolle meqë profesor Lleshi ka një kohë të gjatë që punon dhe kontribuon në këtë institucion arsimor. Përndryshe, profesor Qeram Lleshi merret edhe me letërsi, analitikë si dhe lekturimin e shumë veprave të autorëve dibran. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button