UNShM dhe MASh arritën marrëveshje për lehtësimin e provimit të maturës shtetërore

Kuvendi i Përgjithshëm i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, në seancën e saj të jashtëzakonshme të mbajtur mbrëmjen e djeshme, pranoi kompromisin e ofruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për provimin e maturës shtetërore. UNSHM-ja, Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera kompetente kanë arritur marrëveshje. Kështu bënë të ditur nga UNSHM-ja përmes një njoftimi, transmeton Portalb.mk.

Sipas Unionit, Matura shtetërore do t’i përshtatet gjendjes së arsimit dhe do t’i lehtësohet këtij brezi maturantësh, i cili u prek më shumë nga ndërprerjet në procesin arsimor. Ata theksojnë se tre nga katër kërkesat e tyre u pranuan.

” Asambleja jonë e Përgjithshme miratoi këto 4 pika dhe arriti një marrëveshje me MASH:

  1. Bankat për provimet e brendshme të jenë gati jo më vonë se 4 javë para provimit. Nëse provimi ka 30 pyetje, bankat do të kenë 90 pyetje.
  2. Provimet e brendshme duhet të kenë më shumë pikë gjatë pranimit në fakulltet: në vend të 12 pikave aktuale, provimet e brendshme do të kenë një maksimum prej 16 pikësh.
  3. Provimi i parë i ekstern (gjuha amtare) do të jetë i përshtatshëm për të gjitha fakultetet, i cili do të sjellë 2 pikë shtesë gjatë regjistrimit në një fakultet.
  4. Vëllimi (numri i pyetjeve dhe pikëve) do të reduktohet për provimin e parë të jashtëm.

Unioni do të vazhdojë të përfaqësojë interesat e të gjithë gjimnazistëve me motivim edhe më të madh”, informuan nga UNShM.

Nga ky union shtojnë se për maturantët do të jetë më e lehtë të kalojnë maturën shtetërore sepse do të ketë lehtësime.

Ndryshe, për shkak ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kohës së fundit në arsimin e Maqedonisë së Veriut, Ministria për Arsim dhe Shkencë dje paralajmëroi lehtësimet shtesë për dhënien e provimit të maturës shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button