VMRO Popullore: Tetova nuk është pronësi private e BDI-së

Komiteti komunal i partisë VMRO-Popullore nga Tetova ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së djeshme të kryetares së komunës së Tetovës, në të cilën ajo ka thënë për mediat lokale se ky qytet mund të funksionon edhe pa këshill dhe se nuk ekziston asnjë marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Tetovës.

“Juve ju votuan maqedonas, shqiptarë, turq, rom dhe serb, por ajo nuk ju jep të drejtë që të silleni si Tetova të jetë pashallëku juaj ose pronë private. Qytetarët e Tetovës presin nga ju të ndihmoni që këshilli të funkcionon përsëri, dhe të gjitha organeve t’ua lehtëson dhe shpejtoni procesin për negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, me qëllim që qytetarët do të munden t’i gëzojnë të drejtat e tyre të cilat dalin nga Ligji për vetëqeverisje, e jo të jenë vetëm përmbushës i obligimeve ndaj komunës, siç janë pagesa e taksave dhe shërbimeve”, thuhet në reaksionin me shkrim nga kjo parti.

Ditë më parë për Portalb nga BDI-ja thanë se janë afër marrëveshjes, nga VMRO-DPMNE-ja konfirmuan se ka një marrëveshje të nënshkruar para zgjedhjeve, të cilës nuk i përmbahet BDI-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button