Site icon PORTALB

Biden do të bisedojë me homologun kinez për furnizimin e Rusisë me armë

Joe Biden dhe Xi Jinping

Joe Biden dhe Xi Jinping

Mundësia që Kina ta furnizojë me pajisje ushtarake Rusinë ,të cilat mund të përdoren nga presidenti rus, Vladimir Putin kundër Ukrainës – po shihet si “shqetësim i madh” për shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton REL.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se dështimi i Kinës për të denoncuar veprimet e Rusisë “flet shumë”.

Ajo tha se presidenti, Joe Biden, do ta diskutojë këtë temë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në një telefonatë e planifikuar të realizohet të premten.

Të hënën, SHBA paralajmëroi aleatët se Kina kishte sugjeruar se është e hapur për të ofruar mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Rusinë.

Ministria e Jashtme kineze akuzoi SHBA-në për përhapjen e dezinformatave dhe Rusia mohoi se i ka kërkuar ndihmë ushtarake Pekinit.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Sot është dita e 22 që nga fillimi i agresionit rus.

Exit mobile version