Site icon PORTALB

Ukraina: Tre gazetarë të vrarë, dhjetëra të plagosur

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Tre gazetarë janë vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në Ukrainë, qëkur Rusia ka nisur pushtimin, më 24 shkurt, tha të martën shefja e të drejtave të njeriut në Parlamentin ukrainas, Lyudmyla Denisova, transmeton REL.

“Së paku 35 gazetarë janë bërë viktima” të forcave ruse, përfshirë tre të vdekur, tha ajo.

Gazetari amerikan, Brent Renaud, u qëllua për vdekje të dielën në periferi të Kievit.

Gazetari ukrainas, Evgeny Sakun, u vra nga sulmi në një kullë televizive në Kiev, ndërsa Viktor Dudar, një tjetër ukrainas, u vra në luftimet pranë qytetit jugor, Mikollaiv.

Denisova tha se disa gazetarë, përfshirë britanikë, danezë dhe zviceranë, janë plagosur në dhunë.

Exit mobile version