Site icon PORTALB

Ukrainë, do të hapen nëntë korridore humanitare për evakuimin e civilëve

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Hapja e nëntë korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve do të miratohet sot në Ukrainë, konfirmoi zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Veresuk, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndihma humanitare e përbërë nga dhjetëra tonelata ujë, ilaçe dhe produkte ushqimore do të dërgohet përmes këtyre korridoreve nga qyteti i Berdyansk, në rajonin e Donetskut, deri në Mariupol”, tha Versuk, duke theksuar se banorët e Mariupolit kanë nevojë për këtë ndihmë.

Pas kthimit të tyre, automjetet e ndihmës humanitare do të evakuojnë gra dhe fëmijë nga Mariupol në qytetin e Zaporozhye.

Veresuk tha se civilët nga shumë fshatra në rajonin e Kievit do të dërgohen në zona të sigurta.

Exit mobile version