Renova në ditën e verës ndezi motorët

Sot përfundon pushimi disa ditorë për ekipin e Renovës, që pasoi menjëherë pas përfundimit të kampionatit futbollistik të Ligës së parë të Maqedonisë. Xhepçishtasit kishin vendosur që pikërisht në ditën e parë të verës, 21 qershor të fillojnë zyrtarisht e përgatitjet për kampionatin e ri 2013/14.

Nga zyra e klubit të Renovës kanë bërë të ditur se në grumbullimin e parë të ekipet pritet të jenë të gjithë futbollistët që kanë mbajtur fanellën e ekipit gjatë sezonit të kaluar, që do të thotë se nuk ka asnjë lëvizje, qoftë të ketë larguar, apo të ardhur. 
Në grumbullimin e parë pritet që trajneri Qatip Osmani të shpalos plan programin e përgatitjeve për sezonin e ri.

Të përkujtojmë se Renova përfundoi kampionatin duke u pozicionuar në pozitën e 9-të, duke mos arritur që edhe sivjet të sigurojë kualifikim në ndeshjet ndërkombëtare të Liga Evropës.

Lajme të ngjashme

Back to top button