Vidhen bustet e dy partizanëve nga rrjedha e Drinit të Zi?

Dy bustet e dy luftëtarëve të  Luftës së Dytë Botërore, janë hequr nga vendi i tyre në rrjedhën e  ‘’Drinit të zi’’, përballë godinës së shkollës fillore ‘’Vëllezërit Milladinov’’. Nuk dihet se kush  mund të ketë marrë bustet e dy partizanëve, por dyshohet se ato mund të jenë marrë për t’u shitur si skrap.  

Ndërkaq, kjo nuk është hera e parë që në Strugë vidhen , apo dëmtohen bustet, të cilat janë vendosur në rrjedhën e Drinit të Zi.Objekt vjedhjeje janë bërë më herët edhe llamarinat prej bakri nëpër shtëpitë e Strugës  dhe gjithçka që mund të shitet për skrap.

Izeir Mustafai thekson se  heqja e  busteve është një akt jocivilizues. Shoqëritë e civilizuara ndërtojnë dhe nuk rrënojnë. Nëse duan të ndërtojnë diçka që shënon epokën e tyre, ata duhet të ndërtojnë. Ato buste janë simbol i një epoke tjetër,  e cila ndoshta nuk na pëlqen por, janë shprehje e realitetit të atëhershëm. Nëse dikush e ka bërë këtë vetëm për përfitime materiale, atëherë konsideroj se organet përgjegjëse duhet, të hetojnë, t’i gjejnë dhe t’i kthejnë në vendin e vet.

Lajme të ngjashme

Back to top button