Zagreb, vodhi tramvajin, e voziti 1.5 kilometra dhe e la

Të mërkurën në mbrëmje, një person i panjohur ka arritur të vjedhë një tramvaj në Zagreb, ta voizisë një kilometër e gjysmë përgjatë rrjetit të tramvajit dhe kur ka mbërritur në stacionin e dëshiruar, ta lërë atë dhe të ikë në drejtim të panjohur, njofton policia kroate, transmeton Portalb.mk.

Policia në Zagreb e ka marrë raportin për vjedhjen e tramvajit të mërkurën në orën 23:15. Tramvaji është vjedhur nga ndalesa e fundit në lagjen Ljubljanica. Policia njoftoi se gjatë vjedhjes së tramvajit nuk ka pasur pasagjerë, përveç personit të panjohur që drejtonte mjetin.

Policia kroate po shqyrton pamjet e videove nga tramvaji për të përcaktuar identitetin e personit. Ndërmarrja publike ZET-Zagreb bën të ditur se tramvaji nuk është dëmtuar dhe se do të përcaktojnë se kush është përgjegjës për fajin që ka çuar në vjedhjen e tramvajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button