Në Kumanovë është arrestuar hajdutja nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje në Kumanovë është arrestuar një shkupjane e cila është kapur duke kryer vjedhje. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës, njofton Portalb.

“Më datë 03 shkurt 2023 në ora 19:20 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria B.A.(49) nga Shkupi. Ajo u kap duke kryer vjedhje në një lokal shitjeje në bulevardin ‘Revolucioni i Tetorit’, ku mori disa sende. Gjërat e vjedhura iu gjetën dhe iu kthyen pronares dhe ajo u ndalua në stacion të policisë”, thonë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button