MPB: Është mënjanuar defekti i sistemit në të gjitha vendkalimet kufitare
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se është mënjanuar defekti i sistemit në të gjitha vendkalimet kufitare dhe lejohen automjetet dhe udhëtarët që të hyjnë dhe të dalin nga vendi, njofton Portalb.
Në mëngjes, disa orë, ishtë ndërprerë hyrja e automjeteve nëpër vendkalimet kufitare, sic u tha, për shkak të rënies së sistemit.
11:51 – MPB: Ka rënë sistemi për kontroll në vendkalimet kufitare, lëshohen vetëm raste urgjente
Në vendkalimet kufitare ka rënë sistemi për kontroll dhe për momentin po punohet në aftësimin e tij, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“MPB informon se sistemi në vendkalimet kufitare nuk janë në funksion, por ekipe punojnë në aftësimin e tij. Në mënyrë selektive lëshohen vetëm rastet urgjente”, thuhet në informatën nga MPB.
Nga rënia e sistemit, nëpër vendkalimet kufitare vërehen kolona të gjata automjetesh dhe policët janë duke i regjistruar me dorë të dhënat e udhëtarëve që po kalojnë nëpër pikat kufitare.