RMV, është gjetur bombë e pashpërthyer në Prilep

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se gjatë ditës së djeshme është gjetur një bombë dore, e cila është larguar nga ekipi piroteknik pranë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, njofton Portalb.

“Më 03.02.2023 në ora 14:45, në stacionin policor në Prilep është raportuar se në fshatin Çepigovë, rajoni i Prilepit, është gjetur një bombë dore e pashpërthyer nga Lufta e Parë Botërore. Bomba është hequr në mënyrë të sigurtë nga personeli piroteknik i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim”, thonë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button