Gjashtë ndeshjet e Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve, ndërsa balotazhi kundër Italisë do të luhet pas një muaji

Maqedonia e Veriut nga muaji qershor do të fillojë ndeshjet e Ligës së Kombeve me ndeshjen kundër Bulgarisë në Razrgrad më 2 qershor në stadiumin “Huvefarma”, transmeton Portalb.mk.

“Përfaqësuesja jonë më e mirë e udhëhequr nga Bllagoja Milevski ndodhet në grupin C aty ku forcat do ti matë me përfaqësueset e Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit”, njoftojnë nga Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM).

Paraprakisht Maqedonia e Veriut do të zhvillojë balotazhin kundër Italisë më 24 mars për Kampionatin Botëror 2022, ndërsa ndeshja e fundit e Maqedonisë së Veriut në grupin C do të zhvillohet më 26 shtator.

2 qershor 2022. Bullgari – Maqedoni

5 qershor Gjibraltar – Maqedoni

9 qershor Maqedoni – Gjeorgji

12 qershor Maqedoni – Gjibraltar

23 shtator Gjeorgji – Maqedoni

26 shtator Maqedoni – Bullgari

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button